Imazhet e fundit nga Donetsk… memorial me lule
15/03/2022 Shpërndaje

Imazhet e fundit nga Donetsk… memorial me lule

UKRAINË-Imazhet dhe videot nga qyteti Donetsk në Ukrainën lindore të hënën në mëngjes treguan viktima të shumta si pasojë e një sulmi me raketa.

Donetsk mbahet nga forcat separatiste të mbështetura nga Rusia dhe është kryeqyteti i të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut (DPR).

Ndërsa imazhet e fundit ditën e sotme tregojnë një panoramë tjetër. Një grua që vendos lule pranë një dritareje të shpuar nga plumbat…

Një grua kalon pranë një dritareje të dëmtuar për të vendosur lule në një memorial të improvizuar për viktimat e bombardimeve të fundit në qytetin e Donetsk të kontrolluar nga rusët.

Ekipet e shpëtimit punojnë pranë një ndërtese banimi të dëmtuar nga bombardimet në Kiev.

Një termocentral i shkatërruar nga granatimet në Okhtyrka

Një anëtar i Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës qëndron roje në Kiev

Qielli i natës teksa ushtarakët ukrainas qëllojnë mbi një dron rus

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.