Një gjyshe luftëtare nga Tirana
31/05/2018 Shpërndaje

Një gjyshe luftëtare nga Tirana

Donika është 70 vjeç ka lindur dhe jetuar në Tiranë. Në komunizëm ka punuar me tregëti dhe për këtë shprehet e kënaqur. Sot ka dy fëmijë por jeton fillikat e vetme, sepse ata janë në Francë.

Ka tentuar shpesh të bashkohet me vajzën dhe djalin por ka qenë e pamundur për disa arsye. Gjatë një bisede me pozitivi.org ajo tregon se edhe pse fëmijët nuk kujdesen për të, ajo ka marrë masa për gjithçka mund t’i ndodhë.

Kujdeset për çdo gjë, ka të ardhura të mjaftueshme dhe merr një pension të kënaqshëm. Edhe pse shprehet pesimiste për të sotmen, në shtëpinë e saj ndihet e qetë. S’e ka lëkundur asnjë vështirësi, as ajo më e rënda, përbuzja e fëmijëve sepse është një gjyshe luftëtare për jetën që di të kujdeset mirë për veten.

Donika për pozitivi.org:

Quhem Donika, kam lindur dhe jetuar gjithmonë në Tiranë. Sot jam 70 vjeç dhe në kohën e Enverit merresha me tregëti. Shqipëria ka marrë fund tani. Dëshirën e kam të rregullohet vendi, të rritet punësimi që është baza kryesore e jetesës.

Çfarë dëshiron të përmirësohet për moshën e tretë?

Për ne asgjë, sepse e marrin atë pesion dhe jemi në rregull por për ju , rininë. Kam përshtypjen se skeni per të pasur asgjë.

Me kë jetoni?

Vetëm jetoj. S’dua as qiraxhinj, marr 250 mijë lekë pension, prej Enverit e kam. Vetëm jam 100 mijë herë më mirë, jam  shumë shumë e qetë, skam avari. Sot duhet të jesh për veten se të tjerët sjanë për ty, imagjino kur s’ke as fëmijët çfarë mund të presësh nga tjerët. Fëmijët s’më kanë bërë dhurata asnjëherë, s’duan t’ja dinë për mua. S’kam kontakte me ta.

Përse?

Sepse ka hyrë në shpirt kapitalizmi dhe materializmi. Po hynë këto të dyja çdo gjë ka falimentuar.Këtë ta dish nga kjo plaka e keqe këtu. Të tregoj histori. Unë shkova te vajza në francë para dy vjetësh. Erdhi edhe djali dhe më tha plake a ke naj lekë. Kshu smë shikojnë por edhe pensionin duam të ma marrin. Unë i thashe kam. ‘Sa ke’, më tha. Po kam nja 20 milionë i thashë. ‘Kujt do t’ja japësh, mua apo asaj  shtrigës’, thotë për motrën e vetë. Unë i thashë kush  do më shikojë, të më mbajë do ia jap. Por u ktheva sepse srrija dot atje ngaqë s’dija as rrugë as gjuhë. Erdha dhe s’më bënë asnjë zile as për vit të ri.

Por disi ndryshoi sjellja. U hypi  dashuria  dhe më mori o ma, o shpirt. Kaluan 8-9 muaj dhe u thashë m’ka marrë malli dua të vij t’ju shoh. Më thanë hajde. I thash më prini biletën, gjysmën e lekëve ti gjysmën motra jote. Se janë goxha, djali 46 vjeç dhe vajza 43. Ou tha ti ke 20 milionë lekë dhe na thua ne të të presim biletën. Po jo mi mam se bëra shaka skam lekë. A na gënjeve spaske, jo jo mos hajde. Dhe dua të dal te kapitalizmi dhe dashuria. Mua më ka humbur dashuria për ta, unë s’kam dashuri për ta. Unë skam dashuri për asnjeri.

Pavarësisht të gjithave, dukesh shumë në formë. A është e vështirë të kujdesesh vetë për gjtihçka në këtë moshë?

E fortë jam, jam 70 vjeç, kam rrit 2 fëmijë dhe në fund ata të thonë ku të kam parë. Por unë i kam marrë masat për çfarëdolloj  gjëje që mund të më ndodhë në jetë. Kujdesem për çdo gjë. Dashuria njerëzore ka humbur tani. Atëherë dashuria ka qenë shumë më e sinqertë, sepse nuk ekzistonin këto që sa hap televizorin çfarë nuk sheh, s’kishte nga këto vrasjet etj. Njerëzve iu ka hyrë në gjak materializmit, asgjë nuk dinë të vlerësojnë. Ty ndoshta të duket e çuditshme kjo  e imja por e jetova dhe atë kohë dhe tani, ndaj them që atëherë kishte dashuri njerëzore ndryshe nga sot.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.