Një gjest human që tregon se fëmijët kanë zemrën më të pastër në botë (Video)
26/05/2018 Shpërndaje

Një gjest human që tregon se fëmijët kanë zemrën më të pastër në botë (Video)

Dëshmia e kësaj nëne për mirësinë është vetëm një shembull pse fëmijët kanë zemrat më të pastra. Ishte një mëngjes i qetë kur Christy Lee Rowden nga Oologah, Oklahoma i çoi dy fëmijët Asher dhe Mercy në park këtë javë. Meqë ishte ende herët, fëmijët e kalonin pjesën e parë të kohës së shëtitjes duke luajtur vetë.

Pastaj, një grup djemsh në klasë të 5-të u shfaqën në park dhe filluan të luajnë basketboll. Mamaja thotë se që kur adoptoi 7-vjeçarin Asher, ai është i turpshëm me fëmijët e tjerë dhe një arsye është fakti që është i biresuar. Por këtë herë, ndërsa i vogli në heshtje u step duke parë djemtë, ata iu afruan.

“Të gjithë djemtë erdhën dhe shtrënguan dorën e Asherit dhe u prezantuan. Pastaj i kërkuan që të luante me ta”, shkroi mamaja në Facebook, duke shtuar se gjesti “i shkriu zemrën”.

“Ata ishin kaq të sjellshëm e përfshinin duke e lënë të kapte topin, të fitonte ndërsa më pas brohorisnin si për t’i dhënë zemër. Seriozisht më rrodhen lotë nga sytë, veçanërisht duke qenë nënë e një djali të zi në një komunitet kryesisht të bardhë”, tregon ajo.

Videot e të rinjve që përqafojnë dhe inkurajojnë Asherin janë ndarë në Facebook qindra herë dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse. Clayton Brown, i cili thotë se i njeh fëmijët në video, shkruan: “Ne u mësojmë fëmijëve tanë të jenë të verbër, me ngjyrë sepse në fund të ditës të gjithë vetëm jemi duke kaluar nëpër jetë. Pra, duke parë këtë gjest unë, madje jam e sigurt se edhe prindërit e tjerë ndjejnë se po bëjmë gjënë e duhur”.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.