Kjo shkollë ka ndaluar celularët dhe të gjithë janë të lumtur për efektet pozitive
04/07/2018 Shpërndaje

Kjo shkollë ka ndaluar celularët dhe të gjithë janë të lumtur për efektet pozitive

Kanë kaluar katër vjet që kjo shkollë franceze  ndaloi përdorimin e telefonave celularë dhe ndërsa disa njerëz mund të kenë pritur reagime negative, studentët dhe mësuesit janë mjaft të kënaqur me rregulloren.

Sipas The Guardian, 290 nxënësit e rinj në La Gautrais Middle School në Plouasne kanë shfaqur “më shumë ndërveprim shoqëror , më shumë ndjeshmëri dhe gatishmëri për të mësuar”.

Nxënësit flasin dhe luajnë më shumë në pushim; të rinjtë janë aktivë dhe angazhohen në udhëtime në terren, në vend që të ndezin ekranet; madje ata thonë se janë më afër me miqtë e tyre si rezultat i bisedave të shumta me njëri-tjetrin.

“Kur unë jam me shokët e mi, preferoj një bisedë të mirë. Nëse të gjithë qëndrojmë me telefona, flasim për atë që është në ekran dhe jo për të dëgjuar me të vërtetë njëri-tjetrin”, tha një nga nxënësit.

Ndërsa stafi i shkollës fillimisht kishte shprehur ankth lidhur me zbatimin e ndalimit, mësuesit dhe administratorët shprehen se është relativisht e lehtë. Ka vetëm rreth 10 telefona celularë që konfiskohen në vit. Një tjetër shkollë franceze që zbatoi rregullin e ndalimit të telefonisë celulare në të vërtetë ka parë një rënie në konfiskime.

“Menduam se tualetet do të monopolizoheshin nga fëmijët, duke hedhur sytë tek telefonat e tyre, por kjo nuk ka ndodhur fare. Ajo që kemi parë është se nxënësit duken më pak të varur nga telefonat”, tha një drejtues.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.