NIS VAKSINIMI NDAJ GRIPIT. 270 MIJË DOZA SHPËRNDAHEN NË SHQIPËRI, NË SHBA PARASHIKOHET DIMËR ME SHUMË INFEKTIME
31/01/2023 Shpërndaje

NIS VAKSINIMI NDAJ GRIPIT. 270 MIJË DOZA SHPËRNDAHEN NË SHQIPËRI, NË SHBA PARASHIKOHET DIMËR ME SHUMË INFEKTIME

Bashkë me vaksinën ndaj Covid19, qytetarët do të vaksinohen me vaksinën antigrip. Vaksinimi do të kryhet në të gjitha qendrat shëndetësore në vend dhe mjekët rekomandojnë që injektimi i vaksinës të bëhet në periudhat fund tetori dhe në muajin nëntor, që përkon me ndryshimet klimatike dhe rritjen e viruseve në qarkullim. Autoritetet shëndetësore u shprehen se edhe këtë vit është siguruar vaksinën kundër gripit për grupet e rrezikuara, kryesisht për moshën e tretë. Ministrja e Shëndetësisë bëri të ditur se vendi ka siguruar 270 mijë doza. “Fokusi për vaksinimin kundër gripit është tek ata, të cilët kanë problematika shëndetësore, tek të moshuarit mbi 60 vjeç, tek punonjësit shëndetësore, tek forcat e rendit, tek edukatoret, tek mësuesit, për të garantuar që të mos kemi problematika të formave të rënda që vijnë pikërisht nga gripi sezonal”, tha Manastirliu.

Vaksina duhet të kryhet në të njëjtën kohë vaksinimi kundër gripit dhe COVID-19 dhe autoritetet garantojnë një fushatë intensive vaksinimi.

Ka disa kategori të veçanta që duhet të jenë në prioritet për vaksinim, si të sëmurët kronikë dhe të moshuarit mbi 65 vjeç më të predispozuar për t’u infektuar nga mutacionet e Covid19, po ashtu edhe nga gripi sezonal. Mjekët rekomandojnë kombinimi i vaksinës së gripit, me dozat përforcuese (doza e tretë dhe katërt) të vaksinës ndaj Covid-19.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik thonë se dy vitet e fundit ka pasur një influencë gripale të ulët pasi në shumë vende janë zbatuar masa shëndetësore strikte, që përfshijnë distancën, maskën, ajrimin e ambienteve, etj. Tani që këto masa janë reduktuar dhe përdorimi i barrierave mbrojtëse të shëndetit janë ulur, ky mund të jetë një sezon që mund të shkoj në rritjen e numrit të pacientëve të prekur nga viruset në qarkullim.

Por gripi sezonal dhe prekja nga mutacionet Covid19 ndodh tek personeli mjekësor, i cili ka kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët e infektuar. Ndaj procesi i vaksinimit duhet të nis nga bluzat e bardha dhe punonjësit e shëndetësisë në përgjithësi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë sugjeron qytetarët të vaksinohen në të gjithë botën, ndërkohë që autoritetet shëndetësore në Amerikë nxituan të jepnin statistika në nisje të sezonit të vjeshtës, duke paralajmëruar një dimër të ashpër dhe me shumë raste infektimesh në dimër.  Sipas tyre, deri në fund të tetorit janë regjistruar 880,000 raste gripi sezonal dhe Covid19, gati 7,000 shtrime në spital dhe 360 ​​vdekje nga gripi.

“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.