Ballist Morina nuk do ekstradohet në Serbi, autoritet shqiptare “ngulin” këmbë
11/08/2017 Shpërndaje

Ballist Morina nuk do ekstradohet në Serbi, autoritet shqiptare “ngulin” këmbë

Ekstradimi i Ballist Morinës në Serbi ka qenë një nga temat më të diskutuara ditët e fundit në Shqipëri dhe Serbi.

Shteti shqiptar ka bërë përpjekje të shumta për të anuluar këtë proces, duke i drejtuar të gjitha kërkesat përkatëse shtetit Kroat. Si fllim ka reaguar ministri i Brendshëm Dritan Demiraj i cili ka kontaktuar me ambasadoren kroata Sanja Bujasjuraga.

Federata e Futbollist Shqiptar u ka kërkuar autoriteteve përkatëse dhe institucioneve që të ndërhyjnë brenda kornizës ligjore për ta ndaluar ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi. Në lidhje me çështjen e Morinës mendohet se ka pasur ndërhyrje edhe nga ana Kosovare. Në një foto të postuar në rrjete sociale, një nga këshilltarët e AKR Naim Murseli ku shfaqet bashkë me Behgjet Pacollin dhe ish presidenti kroat Stipe Mehsiç përcjell lajmin e shumëpritur. Në foton e postuar shkruan se “Ballist Morina përfundimisht nuk do të ekstradohet në Serbi”.

Një tjetër tentativë që tregon se Morina nuk do të ekstradohet është nga ana e kryeministrit Edi Rama. Kryeministri Rama ditën e djeshme ishte i pranishën në Samitin e Kartës së Adriatikut, i cili tregon se në bisedën që zhvilloi me kryeministrin kroat, Plenkovic, shprehu  shqetësimin e Morinës. “Në takimin me Kryeministrin kroat, Plenkovic, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij”, tha Rama.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.