
Sherri i bujshëm nuse-vjehërr, gjykata merr vendim për kujdestarinë e djalit
Shërri i bujshëm mes vjehrrës Natasha dhe nuses Eglantina disa muaj më parë në emisionin e “Diela Shqiptare” ka përfshirë gjithë opinionin publik.
Eglantina ishte e ndarë nga bashkëshorti, djali i Natashës dhe kërkonte kujdestarinë e të birit, gjë që binte në kundërshti me vjehrrën. Por gjykata Gjirokastër disa muaj pasi sherri mes tyre u bë publik ka vendosur që kujdestarinë e djalit ta ketë e ëma, Eglantina.
Gjatë debatit televiziv vjehrra e papërmbajtur hodhi akuza të rënda ndaj ish-nuses, duke thënë se ajo nuk ishte nënë e denjë për djalin. Natasha me sjelljen e saj ndaj të resë ngjalli reagime të forta tek publiku në sallë, të cilët u ngritën në këmbën duke replikuar me të. Më në fund gjykata, shqyrtoi rastin dhe vendosi që i biri të qëndrojë me të ëmën pavarësisht këmbënguljes së vjehrrës.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.