Nis lëvizja/ Gratë ngrenë zërin, marshim nga Ministria e Drejtësisë drejt Parlamentit
Pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi gratë dhe vajza shqiptare janë solidarizuar në masë, për të luftuar për të drejtat e tyre. Në shenjë për të treguar forcën dhe pushtetin, gratë dhe vajzat do të marshojnë nga Ministria e Drejtësisë drejt Parlamentit nga ora 17:00 deri në orën 19:00 ditën e sotme.
“Vdekja e paralajmëruar e Fildez Hafizit dhe e të gjitha grave shqiptare nga burrat e tyre që e përdorin martesën si një burg që përfundon në dënim me vdekje na kujton se duhet të rezistojmë dhe t’i themi jo dhunës. VRASJA NUK TE BEN BURRE! VRASJA TE BEN VRASES!
Të bashkohemi të hënën për më shumë mbrojtje për vajzat, motrat, mamatë tona! PS. Po kërkojmë leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Tiranë për ta mbajtur tubimin në datën e cituar këtu, në rast miratimi do t’ju lajmërojmë për datën e dytë.
Protesto për Fildezin dhe të gjitha gratë shqiptare!” kështu thonë në apeline tyre vajzat dhe gratë shqiptare. Marshimi është një e drejtë publike e çdo individi, ndaj gratë kanë vendosur të ngrenë zërin për t’i bërë thirrje të ndalojnë, të gjithë atyre burrave dhe jo vetëm që ushtrojnë dhunë mbi to.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
