Ngjarje historike e diplomacisë ndërkombëtare, Trump presidenti i parë që takohet me kreun e Koresë së Veriut
Takimi i Presidentit të SHBA Donald Trump me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un për të filluar një “miqësi të re” mes dy vendeve është konsideruar një gjest historik i diplomacisë ndërkombëtare.
Samiti, i cili u mbajt në Singapor, përfundoi me dy liderët që nënshkruan një marrëveshje me shkrim që afirmoi angazhimin e fortë dhe të palëkundur të Kim Jong Un për të përfunduar çnekluarizimin e gadishullit Korean dhe betimin e Trump për të pezulluar stërvitjet ushtarake midis Koresë së Jugut dhe SHBA.
Media të huaja prestigjoze dhe analistë e kanë përshkruar atmosferën e takimit 45 minutësh si “të ngrohtë” dhe optimiste. Ndonëse afatet dhe detajet e dokumentit u përshkruan si “të paqarta” nga The Guardian, takimi mbajti rëndësi simbolike për presidentin e parë amerikan që u takua me një kryetar shteti të Koresë së Veriut.
“E kaluara nuk duhet të përcaktojë të ardhmen. Konflikti i djeshëm nuk duhet të jetë lufta e së nesërmes”, thënë Trump në një konferencë shtypi pas bisedimeve. Historia në botë ka provuar se kundërshtarët me të ashpër mund të bëhen miq.
Zyrat e lajmeve gjithashtu kanë theksuar rëndësinë historike të takimit duke e krahasuar atë me fjalimin e Presidentit Ronald Reagan pikërisht 31 vjet më parë, në të cilin ai kërkoi që udhëheqësi sovjetik Gorbaçov të shembte murin që ndante qytetin në Lindjen Sovjetike dhe Perëndimin Demokratik.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
