Nga bombat e Irakut tek uragani Maria, mjeku shqiptar tregon si i ndryshoi jeta me lotarinë Amerikane
19/10/2017 Shpërndaje

Nga bombat e Irakut tek uragani Maria, mjeku shqiptar tregon si i ndryshoi jeta me lotarinë Amerikane

Ardian Kraja, ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në 1992-in në Shqipëri, e prej vitesh e ka ushtruar këtë profesion në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Gjatë një interviste për pozitivi.org Kraja tregon se mes eksperiencave në vende të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, po ashtu ka qenë si mjek me Forcat e Armatosura Shqiptare për 6 muaj në Irak në kontigjentin e dytë, në kohën që sapo kishte nisur lufta.

“Kam mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1992 në Shqipëri, në vitin 1996 kam filluar specializimin për Ortopedi Tromatollogji dhe pas asaj kohe e kam pas të zhvendosur punën në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Gjatë kësaj kohe kam bërë dhe disa specializime jashtë shtetit në Gjermani, Itali, Zvicër, Greqi, njëkohësisht kam qenë si mjek i Forcave Shqiptare ë Armatosura 6 muaj në Irak në kontigjentin e dytë, sapo kishte fillu lufta në atë kohë. Po ashtu kam punuar në Shkodër si mjek  gjatë periudhës që kam qenë në Spitalin Ushtarak. Edhe më parë kam punu në repartet e Shkodrës si mjek, por edhe kur isha tek spitali Ushtarak të shtunë e të dielë kemi pasur lidhje të mira me Ortopedinë e Shkodrës. Pastaj u largova në SHBA, pasi më doli lotaria, në vitin 2005”, thotë Ardiani.

Mirëpo fati bëri që të largohej nga Shqipëria, duke hedhur mënjanë gjithë këto vite investim. Ndërkohë që ndodhej në Irak e shoqja aplikoi për lotarinë Amerikane dhe i doli. Tashmë prej 11 vitesh, së bashku me familjen jeton në një nga vendet më të mrekullueshme në Amerikë, në “Clearwater”, që shqip do të thotë ujë i pastër. Edhe pse jeton në mes të Amerikës, në Florida sigurisht që nuk i shpëtoi dot uraganit Maria, që shkaktoi një furtunë të paparashikuar në të gjithë vendin kohët e fundit. Urganin, mjeku shqiptar nuk e quan të jashtëzakonshëm. Ndërsa është pyetur nga Pozitivi se cila ka qenë periudha më e frikshme, Iraku apo Uragani, ai përgjigjet kështu: “Sigurisht periudha që kam qenë në Irak, në Mosul ka qenë periudhë, s’mund të thuash e frikshme sepse s’mundet njeriu me jetu me frikë por kishte më tepër emocione sesa periudha e uraganit. Periudha e uraganit ndodhi, erë e fortë e tjerë e tjerë… dhe mbaroi. Ndërsa periudha e 6 muajshit në Irak ka qenë shumë e frikshme, ishin 6 muaj të vështira. Në atë kohë që kemi qenë ne është kapur dhe Sadam Hyseni nëse nuk gabohem. Aty të paktën një herë në 2-3 ditë goditej baza me bomba dhe thuhej ku po bie sot e ku po bie nesër, kështuqë ajo ishte më e frikshme nuk llogaritet”.

Mjeku shqiptar tregon se largimi në Amerikë nuk ka qenë fushë me lule, “gjithçka e ka nisur nga zero” . Po, kishte fat kur i doli lotaria, por në Amerikë ka qenë puna dhe vullneti që e kanë bërë të ecë përpara. Meqë diploma e mjekësisë nuk i njihej, për të marrë provimet kanë jetuar për katër vjet me rrogën e të shoqes. Sakaq thotë se ka qëndruar për 4 vjet në librari nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 të darkës. “Pasi mbarova provimet kam qenë katër vjet full time në librari nga 9 e mëngjesit me 9 të darkës, sa djali më pyeste babi punon në librari ti, e ke punën atje (qesh)”. Provimet i mbaroi me sukses, e vetmja që që nuk mundi të gjente për njëfare kohe ishte specializimi, ndaj u detyrua të punonte çfarë t’i dilte përprara. Por fatmirësisht pas disa kohësh, nëpërmjet miqve në Puerto Rico arriti të lidhet me një mjek Ortoped i cili i mundësoi një program Internship dhe për 1 vit merr diplomë. Aktualisht ndodhet në specializim, i duhet dhe një muaj kohë për të qenë pranë familjes, i kompletuar profesionalisht për të kërkuar punë si mjek në Florida.

Vështirësitë dhe sakrificat që ka bërë për një jetë më të mirë për fëmijët dhe veten, Kraja i harroi komplet sapo nis të flasë për vendin ku jeton. “Të jetosh në Amerikë është bukur, sakrificë është vështirësi dhe sa më të bukur të duash ta bësh jetën aq më shumë duhet të punosh dhe duhet të kesh dhe fat sigurisht. Planet që kam tani janë të mbaroj këtë Intership, të marr diplomë dhe të filloj punë diku në spital… nuk jam tamafqar pas lekut, se të isha tamafqar nuk do studioja për shumë vite që arrita për me marrë provimet,  thjesht dua që të bëj një jetë të rehatshme dhe nuk kam dëshirë të vendos pasuri. Ne jemi brezi i parë në Amerikë, jemi të kënaqur, të kem mundësi me shkollu fëmijët dhe kjo është finalja. Dua të jetoj një jetë të thjeshtë e të qetë. Jetoj në një vend shumë të bukur, në mes të Floridas. Emri i qytetit ku jetoj është “Clearwater”, ujë i pastër dhe emri i rrugës është “Bell Air”, një zonë shumë e bukur, fantastike… jam i bekuar. Jam shumë i kënaqur pasi shikoj të ardhmen e kalamajve, shkollën ku kanë studjuar dhe ku aktualisht studjojnë, aktivitetet e shumë gjëra tjera”, u shreh mjeku shqiptar për pozitivi.org.

Po me aq pasion flet për fondacionin shqiptar që ka krijuar para 5 vitesh në Amerikë. Bëhet fjalë për “Albania Huritage Foundition of  Tampa Bay”. Ky fondacionin me aktivitetet që zhvillon ka mbatur gjallë traditën shqiptare, dhe i ka bere shqiptarët të ndjehen sa më pranë vendit amë edhe pse janë larg. “Ndihem shumë i lumtur për jetën e kalamajve të mi, njëkohësisht edhe jeta ime është e bukur… jetoj në një komunitet shqiptar, para 5 viteve kemi kriju një fondacion “Albania Huritage Foundition of Tampa Bay”, por në muajin maj kur erdha këtej u detyrova me dhanë dorëheqjen por ata miqtë e mi atje po bëjnë një punë fantastike. Tani po përgatiten për festat e fundit të vitit, me grupin e valleve me grupin polifonik do ngrenë falmurin në Clearwater. Është një fondacion që po mban gjallë traditën dhe kulturën shqiptare, madje jo më larg se mbrëmë ata kanë zhvillu një nata poetike në Clearwater. Këto aktivitete na mbajnë për mos me e pas mendjen me u kthy pas, se ndryshe do ktheheshim prapa… Këtu ku jetojmë në emigrim, ne si shqiptarë ndjehemi më afër me vendin tonë, por për t’u kthy as që e mendoj sepse jam shumë i kënaqur këtu ku jetoj në Florida. Në Shqipëri kam pas një rreth të gjerë familjar, shoqëror, më mugojnë shumë miqtë e vjetër, familjarët por tashmë është kriju një jetë e re këtu në emigrim dhe ndjehemi mirë”. Intevista e mëposhtme përcjell një panoramë të plotë të ngjarjeve, jetesës ashtu siç e rrëfen mjeku shqiptar. Madje ka dhe disa këshilla për ata që duan të largohen nga Shqipëria.

Intervista me mjekun Ardian Kraja për pozitivi.org:

Pozitivi: Për të gjithë ata që s’ju njohin, kush është Ardian Kraja, eksperienca juaj si mjek në Shqipëri dhe vendimi për t’u larguar?

Ardian Kraja: Kam mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1992 në Shqipëri, në vitin 1996 kam filluar specializimin për Ortopedi Tromatollogji dhe pas asaj kohe e kam pas të zhvendosur punën në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Gjatë kësaj kohe kam bërë dhe disa specializime jashtë shtetit në Gjermani, Itali, Zvicër, Greqi, njëkohësisht kam qenë dhe me forcat shqiptare 6 muaj në Irak në kontigjentin e dytë, sapo kishte fillu lufta në atë kohë, kam qenë si mjek i Forcave Shqiptare. Po ashtu kam punuar në Shkodër si mjek gjatë periudhës që kam qenë në Spitalin Ushtarak. Edhe më parë kam punu në repartet e Shkodrës si mjek, por edhe kur isha tek spitali Ushtarak të shtunë e të dielë kemi pasur lidhje të mira me Ortopedinë e Shkodrës. Pastaj u largova në SHBA, pasi më doli lotaria, në vitin 2005.
Tashmë po bëjmë afërsisht 11 vjet në Amerikë. Kur erdha në fillim si gjithë shqiptarët e tjerë kam bërë çdo lloj pune që më ka dalë përpara, pastaj iu ktheva pasionit të vjetër për mjekësinë. Dhashë provimet por kuptova se provimet nuk ishin gjithçka, duhet të merrshe patjetër një rezidenci ose specializim siç i themi ne në Shqipëri. Pas shumë përpjekjesh ishte e pamundur për ta gjetur këtë rezidenci, shkak mosha e disa faktorë të tjerë por nëpërmjet miqve të mi këtu në Puero Rico arrita të lidhem me një mjek Ortoped i cili më futi në një program Internship që bën gjithë ciklin në një spital dhe për 1 vit merr një diplomë me të cilën punon dhe në Florda. Miqtë e mi që e kanë bërë një gjë të tillë më parë tani kanë filluar punë dhe thonë që gjithçka ka funksionu perfekt, le të shpresojmë se e njëjta gjë ka për të më ndodhur dhe mua. Pak a shumë kjo është arsye që jam në Amerikë. Po ashtu dhe gruaja ime ashtu si unë ka punu mjeke në Shqipëri tashmë punon në një ndër spitalet e zonës. Djali është 18 vjeç, është mjaft i mirë në basketboll dhe e ka mendjen në fushën e biznesit, ndërsa vajza po mbaron masterin në shkencat Neurologjike dhe drejtim i saj tashmë është mjekësia.

Pozitivi: Ju aktualisht siç keni shkruar në ditarin e ditëve të uraganit ndodheni larg familjes për shkak të specializimit, si e përballuat?

Ardian Kraja: Jam i martuar, me 2 fëmijë, familjen momentalisht e kam në Florida, në “Clearwater”, pasi të mbaroj specializimin do të kthehem pranë familjes, pranë miqve të cilët në këtë periudhë më kanë qëndru shumë afër me mesazhe, veçanërisht do të falenderoja ambasadoren, znj Floreta Lula, Faber në fakt sepse edhe me burrin e saj jemi shumë miq, kemi punu bashkë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Njëkohësisht edhe Komunitetin e Shqiptarëve në “Clearwater”, “Albania Heritage Foundition of Tampa Bay” janë njerëz shumë të mirë dhe kanë qenë një suport i madh për këtë periudhë që kaluam në Puerto Rico. Ndërsa për eksperiencën e ditëve të uraganit e keni gjithçka të përshkruar në ditar.

Pozitivi: Si kanë qenë vitet tuaja deri tani në SHBA, a e ndjeni mungesën e Shqiperise, traditës, njerëzve…?

Ardian Kraja: Sigurisht ardhja në Amerikë nuk është fushë me lule, ka vështirësitë e veta, neve na doli lotaria, megjithatë ishte thike me dy presa të nisem, mos të nisem. Jeta është e vështirë kudo, e vështirë në Amerikë po ashtu dhe në Shqipëri por këtu ku kemi ardhur sinqerisht nuk kisha për të ëndërru asnjëherë, jetoj në Clearwater në mes të Floridas është një vend fantastik. Jam shumë i kënaqur pasi shikoj të ardhmen e kalamajve, shkollën ku kanë studjuar dhe ku aktualisht studjojnë, aktivitetet… Ndihem shumë i lumtur për jetën e kalamajve të mi, njëkohësisht edhe jeta ime është e bukur…  jetoj në një komunitet shqiptar, para 5 viteve kemi kriju një fondacion “Albania Huritage Foundition of Tampa Bay”, por në muajin maj kur erdha këtej u detyrova me dhanë dorëheqjen por ata miqtë e mi atje po bëjnë një punë fantastike. Tani po përgatiten për festat e fundit të vitit, me grupin e valleve me grupin polifonik do ngrenë falmurin në Clearwater. Është një fondacion që po mban gjallë traditën dhe kulturën shqiptare, madje jo më larg se mbrëmë ata kanë zhvilluar një nata poetike në Clearwater. Këto aktivitete na mbajnë për mos me e pas mendjen me u kthy pas, se ndryshe do ktheheshim prapa… Këtu ku jetojmë në emigrim, ne si shqiptarë ndjehemi më afër me vendin tonë, por për t’u kthy as që e mendoj sepse jam shumë i kënaqur këtu ku jetoj në Florida. Në Shqipëri kam pas një rreth të gjerë familjar, shoqëror, më mugojnë shumë miqtë e vjetër, familjarët por tashmë është kriju një jetë e re këtu në emigrim dhe ndjehemi mirë.

Pozitivi: Me aplikimin e parë e fituat lotarinë, a ishte i vështirë largimi?

Ardian Kraja: Në fakt për lotarinë aplikoi gruaja në periudhën që isha në Irak por nuk është se une e kam pas në mendje të aplikoja. Kur vëllai im erdhi në US dhe ai me lotari, ose më saktë gruas së tij i doli lotaria dhe gruas time, siç duket gratë kanë pas fat (qesh). Me ardhjen e atij këtu kisha dëshirë ndoshta ndoshta të vija por nuk e mendoja kurrë të më dilte një lotari… Megjithëse e kupton se humbet shumë, kur ikën kur kthehesh, humbet punën shoqërinë personalitetin që ke ndërtu dhe fillon gjithçka nga zero. Mirëpo duhet të kesh vullnet të fortë kur nisesh për me ardh në Amerikë, për me punu, për me ec para, dhe për me duru. Vitet e para janë shumë të vështira, ndoshta më vonë shtrohet puna por fillimi ka vështirësi. Ëndrrat vazhdojnë me Shqipërinë, pra nuk na hiqet shpirti kollaj prej Shqipërisë por nuk e shikoj të aryseshme të kthehem, mund të kthehem si vizitor. Shqipëria më mungon por nuk jetoj dot ndërmjet dy shteteve, kam ardh këtu dhe jetoj këtu.

Pozitivi: Si e kishit menduar jetesën në Amerikë dhe sa ndryshe është nga realiteti?

Ardian Kraja: Jetesën në Amerikë e kisha mendu shumë të mirë, pastaj vjen njeriu stabilizohet, vendos qëllimet në jetë dhe ec përpara. Të jetosh në Amerikë është bukur, sakrificë është vështirësi dhe sa më të bukur të duash ta bësh jetën aq më shumë duhet të punosh dhe duhet të kesh dhe fat sigurisht.  Planet që kam tani janë të mbaroj këtë Intership, të marr diplomë dhe të filloj punë diku në spital… nuk jam tamafqar pas lekut, se të isha tamafqar nuk do  studioja për shumë vite që arrita për me marrë provimet,  thjesht dua  që të bëj një jetë të rehatshme dhe nuk kam dëshirë të vendos pasuri. Ne jemi brezi i parë në Amerikë, jemi të kënaqur, të kem mundësi me shkollu fëmijët dhe kjo është finalja. Dua të jetoj një jetë të thjeshtë e të qetë. Jetoj në një vend shumë të bukur, emri qytetit ku jetoj është “Clearwater”, ujë i pastër dhe emri i rrugës ku jetoj është “Bell Air”, është zonë shumë e bukur, fantastike… jam i bekuar.

Pozitivi: Cilat kanë qenë vështirësitë më të mëdha, çfarë do iu rekomandoje shqiptarëve që duan të vijnë në Amerikë?

Ardian Kraja: Është e vërtetë që duhet të kesh fat për çdo gjë në Amerikë, fati është pjesë e jetës nuk diskutohet. Për të ardhur këtu kam pas fat, por për me marrë provimet po të them se kam qëndru katër vjet pa punë kemi jetu vetëm me rrogën e gruas. Pasi mbarova provimet kam qenë katër vjet full time në librari nga 9 e mëngjesit me 9 të darkës, sa çuni më pyeste babi punon në librari ti e ke punën atje (qesh). I mora provimet por më pas nuk isha i zoti për me gjet rezidencinë, ngela pa asgjë, jam marrë me punë të ndryshme, u shkëputa komplet nga mjekesia dhe vazhdova punën në anën tjetër… E deshi  fati dhe u kriju një lidhje këtu por dhe mos të ishte kriju kjo lidhje do hiqja dorë nga mjeksia dhe do vazhdoja jetën në Amerikë me çdo lloj pune. Njerëzit duhet ta kenë parasysh se edhe mund të punojnë në profesionin e tyre edhe mund të mos punojne. Nëse kanë qëllim për një të ardhme më të mirë të fëmijëve, janë të mirëpritur por nëse kanë një biznes atje, një jetë shumë të mirë dhe i del një lotari Amerikane për me ardh këtu me ba çdo lloj pune sinqerisht nuk do ia rekomandoja njeriu.  Një mjek në Shqipëri që ka arrit kulmin dhe majën e karrierës dhe të vijë këtu të japë gjithë këto provime që kam dhanë unë e gjithçka, nuk do ia rekomandoja. Një mjeku të ri pse jo duhet të vijnë të provojnë shanset, të studjojnë e t’ja dalin mbanë gjithkush ia del mban nëse ka vullnet…

Povitivi: Së fundmi vendi ku jetoni është përfshirë nga një uragan i fortë, i cili shkaktoi dëme të mëdha. Kush ka qenë periudha më e frikshme pë ju, uragani Maria apo 6 muajshi në Irak?

Ardian Kraja: Sigurisht periudha që kam qenë në Irak, në Mosul ka qenë periudhë, s’mund të thuash e frikshme  sepse s’mundet njeriu me jetu me frikë por kishte më tepër emocione sesa periudha e hurrikanit. Periudha e uraganit ndodhi, erë e fortë e tjerë e tjerë… dhe mbaroi. Ndërsa periudha e 6 muajshit në Irak ka qenë shumë e frikshme, ishin 6 muaj të vështira. Në atë kohë që kemi qenë ne është kapur dhe Sadam Hyseni nëse nuk gabohem. Aty të paktën një herë në 2-3 ditë goditej baza me bomba dhe thuhej ku po bie sot e ku po bie nesër, kështuqë ajo ishte më e frikshme nuk llogaritet. Ndërsa uragani… dua të sjell një shembull, në Shqipëri kush e mban mend borën e vitit 1985, ka qenë një egërsi e paparë e natyrës. Trashësia e borës pati arrit në 2-3 metër në Pukë, Kukës, makinat me zinxhirë… pra edhe vendi jonë goditet nga gjëra të tilla, por këto i vënë emrin uragan. Po ashtu përmbytjet që ndodhin në vende të tjera kanë jo më pak pasoja se ky këtu. Sigurisht ky këtu i ka ra ishullit mespërmes edhe s’ka lanë pyll në këmbë…  Ketu kishin rreth 19 vjet pa pasur një uragan, i fundit ka qenë “Xhorxhi”… këto duhet të pregatiten për një uragan në vit sepse janë në mes të oqeanit dhe nuk duhet t’ja lejnë këtë punë fatit, e rastësisë. Disa gjëra ende nuk arrij me i kuptu… sot është dita e 85 dhe 80% e popullsisë nuk kanë drita ende, vazhdojnë të jenë me mungesë uji, para 3-4 ditësh shkuam mezi arritëm të marrim një arkë me ujë të pijshëm. Situata është e vështirë dhe në 70 spitale 23 funksionojnë, tani ka fillu të rritet numri i spitaleve që funksionojnë, mund të jenë gati 35% tani që funksionojnë, pra as gjysma ende nuk janë rikthy në normalitet.

Pozitivi: Një mendim për mjekësinë shqiptare, si e shikoni gjendjen aktuale?

Ardian Kraja: I ndjek lajmet e Shqipërisë, për hir të asaj që thashë më lart se andrrat i shikojmë me Shqipërinë. Shikoj që mjekësia ka ec përpara, kolegët mi bëjnë operacione fantastike, paisje moderne, shumë mjekë që kanë mbaruar nga jashtë po kthehen ne vend, pra e shikoj që mjekësia ka evolu, ka arritje, madje mund të them që i përket rangut europian. Më vjen shumë mirë që ka ecur dhe i përshëndes kolegët, mjekësia shqiptare është fantastike.

 

© 2017 – 2018, Pozitivi. All rights reserved.