Nënësit e shkollës “Edit Durham” dërgojnë dhurata për fëmijët e prekur nga tërmeti
Disa nga zonat dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona dhe mbi 600 të tjerë u plagosën, janë Bubqi dhe Mazha e Madhe. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka së bashku me nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Edit Durham” kanë shkuar në këto dy zona me dhurata të përgatitura nga vetë nxënësit për fëmijët e zonës.
Familjet e vizituara janë në çadra dhe për fëmijët janë dërguar rreth 120 dhurata të cilat u shpërndanë gjatë vizitës. Gjatë kësaj vizite ministrja Xhaçka është shprehur se shumë shpejt do të nisë dhe faza e ndërtimit të banesave.
“Shumë shpejt do të nisë edhe faza më e rëndësishme, ajo e rindërtimit, në qarqet Durrës, Tiranë e Lezhë. Do bëjmë çmos që, prioritet të kenë familjet me fëmijë të vegjël e që nuk mund të jetojnë në këto kushte. Kuptoj të gjitha vështirësitë dhe ne po punojmë në garë me kohën që rindërtimi i shtëpive të nisë sa më shpejt”, ka thënë ministrja Xhaçka.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.


