“Në rast dashurie me shikim të parë thyeje xhamin”
15/02/2018 Shpërndaje

“Në rast dashurie me shikim të parë thyeje xhamin”

“Në rast dashurie me shikim të parë thyeje xhamin”, është një nga nismat më speciale e realizuar sot në ditën e Shën Valentinit, në disa nga zonat kryesore të Tiranës nga “Creative Event”. Pozitivi. org mëson se disa dhurata speciale, korniza me trëndafila, të ideuara posaçërisht për festën e të dashuruarve janë vendosur nëpër zonat kryesore të Tiranës, konkretisht në Sheshin Skënderbej, te Liqeni Artificial në Tiranë, afër stacionit të trenit, pranë disa kafeneve, e në zona të tjera përqark kryeqytetit.

Ideatorja e kësaj nisme Olta Peca, tregon për pozitivi.org se realizimi dhe shpërndarja e kornizave me trëndafila, ishte një dëshirë e saj për të zbukuruar ditën e dikujt që kalon rastësisësht në këto zona, veçanërisht për ata që bien në dashuri me shikim të parë. Që nga momenti që janë vendosur, kornizat janë marrë në kohë rekord nga kalimtarët, të cilët me siguri ia kanë dhuruar partneres. Në disa nga fotot shihen kornizat të vendosura nëpër pemët e qytetit, të cilat ngjajnë kaq bukur pasi krijuan një atmosferë ndryshe nga herët e tjera në këtë ditë speciale.

Një djalë ka qenë i pari që e ka thyer xhamin pa iu dridhur qerpiku,  gjë që shihet dhe në videon që ka publikuar. “Në rast dashurie me shikim të parë thyeje xhamin”, në fakt solli një atmosferë të këndshme, ka gëzuar ato fatlumë që menduan se trëndafili zbriti si me porosi për t’ja dërguar personit të zemrës. Nisma të tilla vullnetare, befasuese për qytetarët janë të rralla, njëkohësisht surprizuese.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.