Në ditën e diplomimit, studenti ekselent zbulon se është i pastrehë
08/05/2018 Shpërndaje

Në ditën e diplomimit, studenti ekselent zbulon se është i pastrehë

Fjalimi i Griffin Furlong fillon me statistika në lidhje me arritjet deri në ditën e diplomimit, ndërthurur me shaka kurse në fund rrëfen histrinë e tij të dhimbshme që askush s’e kishte marrë vesh përgjatë viteve akademike. Përgjatë fjalës studenti i  zbulon turmës që pas arritjes së madhe si valedictorian, fshihej personi tjetër, që kishte luftuar si i pastrehë për 12 vjet.

“Dështimi nuk është kurrë një opsion … Gjithkush mendon se po përpiqem të marr nota të mira sepse jam i zgjuar. S’është e vërtetë. Unë kam arritur performancë të tillë në klase, sepse kam gjithçka për të humbur”, mësohet të ketë thënë në një pjesë të fjalimit. Në videon e fjalimit të tij, mund të ndjehet turma e tensionuar në momentin që bën këtë deklaratë. Ndërsa auditori fillon të kuptojë atë që studenti thotë, një heshtje e prekshme bie mbi turmën. Deri në këtë pikë, ata që ishin jashtë rrethit të ngushtë të Furlong ishin tërësisht të pavetëdijshëm për jetën e tij jashtë mjedisit akademik.

Nëna e Furlong vdiq kur ishte 6 vjeç, duke e lënë atë me vëllain dhe babain e vjetër. Pas vdekjes së saj dhe një seri vështirësish familjare, ata mbetën pa çati mbi kokë, duke u zhvendosur nga hotelet në motele, në strehimore. Kudo që mund të flinin, niseshin të shkonin. Në një intervistë me Daily Mail, Furlong tregoi ndjenjën e izolimit gjatë gjithë kohës së tij në shkollë. Për shkak se ai nuk jetonte në lagje si bashkëmoshatarët e tij, detyrohej të merrte një rrugë tjetër me autobusit për të shkuar te strehimi ose moteli ku qëndronte.

Ai kujtoi shumë netë që kalonin duke duruar urinë, me dëshirën që nuk duhej të zgjohej për t’u përballur me një ditë tjetër si kjo. Kolegët dhe mësuesit u habitën. Mësuesja Natalie Donald tha: “Në të vërtetë unë qava kur e pashë në lajme. Ai është tepër i çiltër në klasën time dhe kurrë nuk i ka përdorur rrethanat për tu justifikuar “. Pavaresisht jeteses se veshtire, ku eshte endur si i pastrehe, ai ia ka dale te arrije rezultate te shkelqyera.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.