3 këngëtarët shqiptarë na nderojnë në Londër, çmimet që rrëmbejnë në “EMA”
3 këngëtarët e rinj shqiptar që njihen dhe vlerësohen në tregun botëror, na kanë nderuar në ndarjen e çmimeve “MTV Evrope Music Awards” në Londër. Bëhet fjalë për Rita Orën, Ermal Metën dhe Dua Lipën. Rita ka pasur rol kryesor, pasi ka moderuar ndarjen e çmimeve “MTV Evrope Music Awards”, 2 ditë më parë. Këngëtarja u shfaq e veshur me një robdeshamper, duke tërhequr vëmendje të madhe por mbi të gjithë krijoi një atmosferë tepër të këndshmë.
Suksesi nuk mbetet vetëm tek Rita e cila mori në drejtim një festival kaq madhështor, por vijon me këngëtarët Dua Lipa dhe Ermal Meta të cilët kanë mundur të vlerësohen me çmime përkatëse. Dua ariti të rrëmbejë çmimin “Artistja e re më e mirë”, e kjo ka qenë një vlerësim për këngëtaren e re nga Kosova.
Po kështu edhe këngëtari Ermal Meta që bëri jehonë me këngën e tij mjaft të bukur “Vietato Morire”, u vlerësua me çmimin “Kënga më e mirë italiane”. Të 3 artistët shqiptar janë mjaft të talentuar dhe këtë e kanë vërtetuar me sukseset që kanë arritur deri më sot. Padyshim që duhet të presim më shumë prej tyre.


© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
