Lajme të fundit jo vetëm Ukraina
23/03/2022 Shpërndaje

Lajme të fundit jo vetëm Ukraina

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë me dije se afganët e nisur nga Shqipëria kanë mbërritur në SHBA. Me një postim në Twitter, Blinken ka falenderuar Shqipërinë, ministren e Jashtme për pritjen e tyre si mysafirë. I lumtur të ndaj që 212 afganë mbërritën këtë mëngjes nga Shqipëria në SHBA, në shtëpinë e tyre të re.

Kina mund të presë mbi një milion vdekje nga Covid në tre muajt e ardhshëm nëse lejon që koronavirusi të përhapet në kontinent ashtu si në Hong Kong, sipas një analize të re. Pas dy vitesh shpërthimi të virusit, vendi po përpiqet të përmbajë variantin Omicron. Ndryshe nga Zelanda e Re, e cila gjithashtu e mbajti virusin jashtë, si Kina ashtu edhe Hong Kongu kanë shkallë të ulët të vaksinimit.

Të hënën, pas luftimeve intensive, forcat ukrainase rifituan kontrollin e Makariv, një qytet në perëndim të Kievit që ishte goditur nga sulmet ajrore ruse. Sipas CNN eshtë joshëse të shihet kjo fitore e vogël për forcat ukrainase si një ndryshim i vrullit në betejën për Kievin: në kohë më të mira, kjo periferi do të ishte vetëm një orë me makinë nga Khreshchatyk, bulevardin qendror të kryeqytetit. Kyiv dikur dukej se ishte objektivi kryesor i asaj që Kremlini duhet të kishte parashikuar si një operacion të shpejtë të ndryshimit të regjimit. Kryeqyteti është tronditur nga shpërthime ditët e fundit, por është larg të qenit i rrethuar. Kjo wshtw njw pjese e analizws sw CNN e cila parashikon njw sulm ushtarak tw fortw kwto ditw.

“Do të përdornim armë bërthamore vetëm nëse rrezikohet rezistenca e Rusisë”, kështu është shprehur zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov. Në një intervistë për mediat e huaja, ai gjithashtu ka theksuar se ishte i sigurt se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të përdorte armë bërthamore në Ukrainë, por qendrimi I tij ka ndryshuar.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.