Ndotja e lumit Erzen shkatërron prodhimet e serave në Ndroq
20/06/2022 Shpërndaje

Ndotja e lumit Erzen shkatërron prodhimet e serave në Ndroq

Sipërfaqet e mbjella në serat e Ndroqit prej ditësh janë shkatërruar nga uji i lumit Erzen. Të vetmen zgjidhje për vaditjen e mbjellave kishin ujrat e lumit, po tashmë dhe kjo zgjidhje e përkohshme për ta, dëmtoi gjithë prodhimet e tyre bujqësore.  Bimët e thara në sera, fermer që kanë humbur shpresën për rikuperimin e prodhimeve është kjo situata e krijuar në zonën e Ndroqit. Në vëzhgimin e bërë nga “Poztitivi.org” duken qartazi që mbjellat në serë janë djegur nga uji i ndotur. Fermerët të gjendur në udhëkryq mes shumë problematikeve që nga rritja e cmimit të farës, mungesa e subvencioneve tani ju shtohet dhe presioni i humbjes së gjithë prodhimeve të tyre. Mbetjet urbane janë një kërcënim jo vetëm për fermerët që po përballen me thatësinë e sezonit por dhe rrezikshmërin që paraqet ndotja e lumit për  vetë banorët.

Pozitivi.org sjell pamjet nga terreni si është shkatërruar bimësia në sera.

Për për të kuptuar më tepër për gjendjen në të cilen ndodhet lumi Erzen ekeperi i mjedisit, Aleksander Rukaj tregon shkaqet e ndotjes së lumit.

Ekspert mjedisi: Aleksander Rukaj

Sipas “Raportit të Gjendjes në Mjedis 2020”, publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, është konstatuar “Bazuar mbi të gjithë parametrat, vlerësohet se Baseni Ishëm – Erzen klasifikohet në Klasën V gjendje e keqe. Kjo dhe për arsye se afër zonave të banuara ndikojnë shkarkimet urbane të cilat derdhen direkt të patrajtuara duke shkaktuar një ndotje të lartë.

Përse kjo gjendje e këtij baseni?

Kjo ndodh sepse mirëmenaxhimi i burimeve ujore nga ana e institucioneve ligjzbatuese, monitoruese dhe kontrolluese nuk bëjnë hapa përpara në mënyrë që kjo gjendje të përmirësohet. E parë nga afër, situata është alarmante. Hedhjet e mbeturinave pranë brigjeve të lumit Erzen është kthyër si diçka normale për banorët që jetojnë pranë. Vërrehet qartë që shërbimi i menaxhimit të mbetjeve të ngurta urbane nga ana e institucioneve të bashkive që shtrihen në të gjithë luginën e lumit Erzen nuk është në lartësinë e duhur. Pra banorët ankohen që shërbimi nuk ofrohet, apo ofrohet në distanca shumë të largëta nga banesa e tyre. Sipas këndvështrimit të parë edhe në terren nga North Green Associaton, në disa zona është e dukshme mungesa e infrastrukturës së shërbimit, por duhet theksuar që në disa zona të tjera shërbimi ofrohet në distanca të pranueshme por është neglizhenca dhe pa përgjegjëshmëria e banorëve të cilët hedhin mbeturinat në lumë duke mos u përkushtuar të bëjnë (200m) një distancë  të shkurtër për tek koshat e vendosura për mbledhjen e mbeturinave urbane.

Por nuk është vetëm ndotja e mbetjeve urbane, e cila ka një rol në ndotjen e lumit. Një tjetër faktor është edhe derdhja e ujërave të ndotura (ujërat e zeza) të banesave të cilat nuk kanë një infrastrukturë minimale (ajo e gropave septike) por derdhen direkt ne kanale të hapura të cilat ndosin në një shkallë të madhe jo vetëm ujin por edhe tokat të cilat vaditen me këtë ujë

Kjo ndotje përforcohet akoma më shumë në disa segmente të lumit Erzen ku përtej ujërave të ndotura i bashkohen edhe ujërat industriale, teknologjike, shtazore apo edhe spitalore (ka patur raste të veçanta ku është denoncuar edhe në media). Dhe si mund të pranohet që ky ujë të përdoret nga banorët për bujqësi, e cila është drejt për drejt ndotje të zhinxhirrit ushqimor e cila përfundon tek organizmi i njeriut.  Ky shqetësim nuk është vetëm i banorëve që sot për sot ankohen, sepse të mbjellat u thahen apo nuk zhvillohen për faktin e thjeshtë të përdorimit të ujit të lumit Erzen i cili tejkalon ç’do normë ndotjeje dhe nuk mund përdoret. Ky është një fakt që duhet të alarmojë institucionet për të monitoruar situatën dhe ndjekjen e një strategjie të mirëfillt në mënyrë, rekuperimin e disa normave të lejuara të përdorimit të ujit.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.