Përdorimi i biçikletave në Tiranë
Përdorimi i biçikletës është padyshim një nga metodat më ekonomike dhe të shëndetshme për të qarkulluar në rrugë dhe është mjaft e rëndësishme për një mjedis dhe shoqëri më të mirë për të jetuar. Vitet e fundit shikohet një trend në rritje sa i përket përdorimit të bicikletës. Përdorimi i këtij mjeti është sa ekonomik aq dhe i dobishëm, një aktivitet fizik për trupin e njeriut. Po si janë shitjet e biçikletave, a kemi një rritje të qytetarëve që blejnë biçikletë?
Gent Dume prej vitesh pjesë e tregut të biçikletave për Pozitivi.org pranon që këtë vit ka pasur një ulje të blerësve.
Si ka ndikuar përmirësimi i infrastrukturës së korsive të biçikletave në treg, a është shtuar numri i blerësve të biçikletave?
Krahasuar me 2 vite më parë ky vit ka qenë 60%-70% më pak shitje në treg. Por duhet ta pranojmë që përmirësimi i infrastrukturës ka dhënë anët e saj pozitive, njerëzit kanë filluar të duan më shumë biçikletën dhe e shohin si një mjet i mirë lëvizës për të gjitha moshat. Ne si tregtues po shohim që edhe pse njerëzit po përdorin shumë biçikletat, blerjet kanë rënë. Një pjesë e qytetarëve po zgjedhin të kursejnë blerjet e reja, duke përdorur mbase një biçikletë të vjetër, pra po bëjnë një riciklim të biçikletave. Në dyqanet tona ndjehet rënia e fuqisë blerëse. Mund përmend kohën e pandemisë që ka qënë një bum shitjesh ajo periudhë, po ky vit ka rënë ndjeshëm.
Vendi ynë vite më parë kishte kishte industri vendas për prodhimin e biçikletave, ndërsa sot kemi rritje të importit të biçikletave, a ka reflektuar kjo në rritjen e çmimeve nga importuesit po ashtu dhe tek ju si tregtarë për rritjen e çmimit të shitjes së biçikletave?
Dua të theksoj që biçikletat që kanë qarkulluar vite mëe parë në vend nuk kanë qënë aq cilësore, kjo ka bërë që pas 1990 të mos prodhoheshin shumë pak, ndërsa sot prodhimi i tyre në vend është shumë i rrallë. Ne i importojmë nga jashtë. Ka ndryshuar transporti deri para disa kohësh transporti i biçikletave ishte falas që ne merrnim deri në Bari, pastaj paguaje vetëm për transportin në target dhe doganen, ndërsa tani duhet të paguajmë, pasi janë tërhequr… Dhe shpesh herë detyrohemi të ndryshojmë çmimet në varësi të kostot e shpenzimeve.
Vitet e fundit është shtuar mjete elektrike, si monopat, skuter, si ka ndikuar kjo në tregun e biçikletave?
Biçikleta ka 3-4 vite që është bërë trend në rritje. Përdorimi monopatëve ka pasur ndikimin e saj në tregun e biçikletave po sërish një pjesë e mirë e qytetarëve janë fanatik të biçikletës. E shohin si mjet më të sigurtë se mjetet tjera të reja lëvizës dhe më të kollajshme për ti dhënë në rrugët e Tiranës. Ata që zgjedhin të blejnë një biçikletë janë të kënaqur.
Cilat janë llojet e biçikletave që përdoren më shumë sot?
Ka nga ata që kërkojnë biçikleta normale, sportive, me bateri. Varet nga personat që do blejnë kryesisht jemi tek biçikletat e qytetit. Mund të them që bëjnë dallim pasi meshkujt kërkojnë biçikleta më të mëdha ndërsa femrat biçikletat që janë më të lehta për qytet. Biçikletat ndahen sipas modeleve, city biçikletë, hibride, motor bike, road bike janë këto me goma të holla që i përdorin çiklistat, janë hibride road bike dhe hibride city bike, pastaj janë mountain bike, janë ato profesionalet me goma të trasha që përdoren vetëm për rërën dhe për borën. Klientët janë nga të gjitha moshat. Fillojnë që nga mosha 10 vjeç deri në 35 vjeç, janë më teper tek biçikletat sportive, pjesa tjetër pastaj kalojnë tek biçikletat e qyetit apo dhe hibride.
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.
