‘Unë isha një multimilioner, por e hodha pasurinë tutje’
Dariel Garner kishte dikur qindra milionë dollarë, zotërues i 40 kompanve në katër kontinente gjatë karrierës së tij. Një ditë, rreth 15 vjet më parë, vendosi t’i jepte të gjitha. Ndërsa tani është një aktivist shoqëror dhe jeton me partneren në një anije tokësore në shkretëtirën e Neë Mexico.
Një ditë, mjeku më tha “Dariel, me të vërtetë të kam zili. Unë mund të imagjinoj ty dhe gruan tënde të bukur ulur në strehën tuaj duke parë perëndimin e diellit, duke pirë koktej”.
Në atë moment, kuptova se sa i pakënaqur isha. Peshoja 166 kg, në atë kohë dhe e kuptova se po haja veten deri në vdekje. Fakti që unë isha i pakënaqur erdhi si një surprizë. Nuk u përshtata me konceptin e të qenit jashtëzakonisht i suksesshëm.
Një mbrëmje kur shkova për darkë në klubin tim privat, shoqëruesja e klientëve më preku mbi shpatulla, sikur po më mbulonte. Askush nuk prek njerëz të pasur, sepse vendosen aq larg nga njerëzit sikur të jenë një klasë krejtësisht e ndryshme. Prekja e saj më bëri të kuptoj se isha njerëzor: se mund të më duan dhe mund të dua. Ditën tjetër fillova të humbas peshë dhe nisa një proces të transformimit të jetës sime.
Isha në në listën e 100 njerëzve të pasur në SHBA ndërsa tani jam shumë i varfër nga standardet financiare. Por nuk kam nevojë më për asgjë. Jeta ime është shumë më e pasur në çdo mënyrë, sepse jam i lidhur me vetë jetën: me njerëzit dhe me mjedisin rreth meje. Më pëlqen leximi, ecja, dhe puna në aktivizmin shoqëror. Tani jam me të vërtetë i gjallë.
Nuk janë vetëm dollarët që përcaktojnë pasurinë, por edhe pushteti, lidhjet dhe aftësia për të bërë më shumë para. Ju përfundoni duke formuar një grup njerëzish jashtëzakonisht të pasur dhe shkëputeni nga shoqëria. Kurrë nuk e kam menduar pasurinë si varësi, por një nga shenjat e varësisë është mohimi.
Shoqëria jonë idealizon pasurinë, paratë dhe simbolet që vijnë me të: unaza diamanti, pushime në ishujt e Karaibeve. Njerëzit e pasur janë idealizuar dhe idolizuar, por gjithashtu janë urryer deri diku. Kur isha tepër i pasur, zemra u mbyll plotësisht ndaj të gjithëve përreth meje. Si mund të ruash pasuri kur sheh dikë që vdes nga uria?
Kur e dini se të gjithë, kanë më pak se ju, dhe ju mund t’i ndani me to duke ua lehtësuar gjërat. Kur shoh njerëz të tillë, më këputet zemra. Por e di se ka edhe një rrugëdalje. Jeta më ka mësuar se ndryshimi është i mundur: ne mund t’u japim fund historive me të cilat jetojmë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
