Dhjetra të panjohur shpëtuan shtëpinë e të moshuarës
12/09/2018 Shpërndaje

Dhjetra të panjohur shpëtuan shtëpinë e të moshuarës

Një gjyshe ishte rreth katër javë larg humbjes së shtëpisë. Kjo derisa ajo u zgjua një mëngjes, dhe pa dhjetra të huaj të gatshëm për të punuar.

Gina Gibson tha se shtëpia e saj ishte duke dalë jashtë përdorimit. Shtëpia kishte nevojë për mure anësore dhe riparimin e ulluqeve, përveç pjesës së garazhit.

Gibson, e cila jeton vetëm që pasi bashkëshorti i vdiq, nuk mund të paguante për riparimet. Ajo kërkoi ndihmë.

30 anëtarë të një sindikate lokale iu përgjigjën thirrjes dhe bënë të gjitha riparimet e nevojshme për Gibson për ta mbajtur në shtëpi.

“Unë vetëm kam nevojë për një vend ku fëmijët të shkojnë tek gjyshja. Është e rëndësishme,” tha Gibson për KMBC News.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.