Moti me shi, pezullohet lundrimi në Durrës dhe Vlorë, rrëzohen shtylla tensioni në Pashaliman
Ditët e fundit i gjithë vendi është përfshirë nga temperature të ulta dhe reshje shiu. Përkeqësimi i motit ka detyruar Drejtorinë e Përgjithshme Detare në Vlorë dhe në Durrës që të pezullojë lundrimet.
Për shkak të dallgëve të mëdha në det që shkojnë deri në 7 ballë dhe erës së fortë, tragetet e linjës me Italinë e kanë pasur të pamundur të nisen.
Edhe në Vlorë është pezulluar lundrimi i anijeve të vogla dhe peshkarexhave të peshkimit. Trageti dhe anijet e vogla janë ankoruar në radë. Kjo, pasi dallgët arrijnë në 6 ballë. Për shkak të erës një shtyllë tensioni e lartë ka rënë në afërsi të bazës së pashalimanit është rrëzuar duke ndërprerë furnizimin me energji të Bazës por edhe Orikumi dhe Radhima. Për shkak të erës punonjësit e OShee e kanë të pamundur të ndërhyjnë.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
