Familja frymëzuese, merr përsipër sfida që shumë as nuk i ëndërrojnë
Kelly Nixon Mayr nga Kolorado ka lindur pesë fëmijë, ka adoptuar një adoleshent problematik dhe ka ushqyer disa fëmijë të mitur. Të martën, ajo dhe burri i saj, përmes blogut të tyre të familjes, njoftuan se kishin përfunduar adoptimin e Angiesë, një 2 vjeçare, e cila kishte lindur e ekspozuar ndaj drogës dhe me probleme në këmbë.
“Mendova, ‘Nëse nuk jemi ne, kush?’, shpjegon ajo, duke cituar Hillel. “Unë jam tashmë e lidhur me këtë komunitet. Unë i njoh njerëzit. Unë jam më e vjetër, dhe është shumë më pak e frikshme”. Pasi mësoi për fëmijët e institucionalizuar, me aftësi të kufizuara që qëndronin në shtrat gjithë ditën, ajo tha: “E di që mund të bëj më mirë se kaq”.
Gjithashtu ajo dëshiron që edhe të tjerët ta kuptojnë se mund ta bëjnë këtë, madje më shumë se sa ata vetë besojnë.
“Njerëzit shpesh do të përpiqen të gjejnë një arsye pse nuk mund ta bëjnë këtë”, shton ajo. “Ata thonë:”Duhet të keni familjen pranë, duhet të keni shumë mbështetje, duhet të keni shumë para”. Por për njerëzit me zemër të madhe nuk është aspak e pamundur t’i pfrosh familje ose ndihmë fëmijëve të braktisur”.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
