Moti/ I nxehtë rekord në indi, temperaturat deri në 46 gradë
02/05/2022 Shpërndaje

Moti/ I nxehtë rekord në indi, temperaturat deri në 46 gradë

Pranvera është shoqëruar me mot të paqëndrueshëm këtë vit. Temperaturat e larta deri në 46 gradë, dhe aspak të zakonshme për këtë sezon, kanë shkaktuar kaos në disa rajone të Indisë dhe të Pakistanit.

Temperaturat e larta 45 deri në 50 gradë kanë shkaktuar pezullimin e furnizimit me energji elektrike dhe ujë, duke favorizuar zjarre dhe dëme shumë të mëdha në agro-kulturë.

Sipas të dhënave të fundit të Departamentit meteorologjik indian, vala e të nxehtit ekstrem do të vazhdojë deri sot në 2 maj në luginat veriore dhe në qendër të vendit. 

Në Nju Delhi rekordi i temperaturës prej 45 gradësh është regjistruar dy muaj para kohë dhe shkaktoi një zjarr në një qendër grumbullimi mbeturinash.

Tymi toksik ka mbytur banorët për tre ditë duke rënduar dhe më shumë një situatë kaotike si pasojë e kushteve ekstreme të motit.

Furnizimet ujore janë reduktuar ndjeshëm dhe gjendja do të përkeqësohet në javët e ardhshme në pritje të sezonit të shirave në qershor dhe korrik.

Klima e thatë dhe i nxehti prodhojnë gaz metan me shumicë në pikat e grumbullimit të mbeturinave duke shkaktuar zjarre.

Ditët e fundit janë regjistruar zjarre dhe në pyje të ndryshme, në spitale dhe ndërtesa të tjera, si u konfirmua dhe nga kryeministri i vendit Narendra Modi.

Centralet elektrike janë goditur nga mungesa e qymyrit, dhe janë burimi kryesor i energjisë elektrike për rreth 1.4 miliard persona. Autoritetet e 3 shteteve indiane kanë aplikuar kufizime pasi konsumi i ajrit të kondicionuar është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.