Dhurata Thanasi: Koha për agroturizëm, ku janë potencialet e Shqipërisë
16/01/2023 Shpërndaje

Dhurata Thanasi: Koha për agroturizëm, ku janë potencialet e Shqipërisë

Transformimi i zonave rurale në peizazhe atraktive, ka nxitur krijimin e agroturizmit si një model të ri të zhvillimit rural në Shqipëri. Shqipëria ka potenciale rritje në disa sektorë, duke nisur nga agroturizmi tek energjia, dhe politikat e mbështetja që jepet për to mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetesës së komuniteteve lokale në zonat rurale. Në një intervistë për Pozitivi.org themeluesja e “Lugës së Argjendtë” Dhurata Thanasi na njeh më tepër me situatën aktuale të agroturizmit në vend.

Agroturizmi eshte nje strategji e zhvillimit të fermave dhe është konsideruar një metodë e plotësimit të të ardhurave bujqësore përmes shfrytëzimit të burimeve në fermë të shërbimeve shtesë si p.sh: akomodimi dhe aktivitete të tjera rekreative, po sa i zhvilluar eshte agroturizmi ne vendin tonë?

Shqipëria është një vend bujqësor me vendndodhje të jashtëzakonshme gjeografike, me peizazhe të mrekullueshme dhe mjaft e pasur në kulinari dhe gastronomi. Ndërthurur me traditën e bukur të mikpritjes. Shqipëria ofron një potencial të madh për zhvillimin e agroturizmit. Ndërsa ky sektor ka nisur të zhvillohet vetëm gjatë viteve të fundit por, pritet që ai të rritet shpejt në të ardhmen e afërt dhe të mesme. Potenciali i pashfrytëzuar për zhvillimin e agroturizmit ekziston pothuajse në të gjithë vendin. Qarqet që premtojnë më shumë në ndërthurjen e bujqësisë me atraksionet turistike janë Korça, Berati, Gjirokastra, Vlora, Shkodra, Kukësi dhe dibra. Modelet më të zakonshme të agroturizmit janë restorantet “nga ferma në tryezë” me kapacitete të kufizuara akomodimi.

Aktivitetet e agroturizmit ndikojnë pozitivisht në përfitimet e përgjithshme të fermave, rrisin qëndrueshmërinë e tyre dhe përmirësojnë marketingun po çfarë i duhet konkretisht pwr te pasur një zhillim më të lartë?

Ndër aktivitetet e reja në fermë, apo realitetet ekonomike rurale, agroturizmi, i konsideruar si një nëngrup i turizmit rural është një strategji e brendshme e diversifikimit të të ardhurave që del nga mungesa e mundësive të të ardhurave jashtë fermës dhe dëshira për të balancuar të ardhurat bujqësore. Agroturizmi është një nga proceset më të rëndësishme dhe inovative të diversifikimit në bujqësi. Ky aktivitet rural i rritur në mënyrë të dukshme në Evropë dhe në mbarë botën në 30 vitet e fundit. Shqipëria këto vitet e fundit po sheh gjithashtu një të ardhur dhe të ardhme prej dhe tek agroturizmi, i nisur nga vetë fermerët, bujqit apo agropërpunuesit, por i mbështetur shumë dhe nga qeveria shqiptare falë programeve të asistencës dhe skemave të granteve të ndyshme që ofrohen nga AZHBR dhe MInistria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural por edhe nga ndihma e huaj si Bashkimi Europian, Qeveria Gjermane, Italiane, Suedeze etj.

Agroturizmi po finanacohet nga qeveria, por a ka nevojë për mw shumw pika agroturizmi apo këto që hapen një restorant më shumë?

Nuk është e thënë që agroturizmi të financohet nga qeveria. Ka shumë nisma dhe realitete agrituristike që janë ndërmarrë dhe sunvencionuar nga vetë njerëzit. Ç’ka bërë qeveria, përveç paketave dhe programeve të ndihmës që lartpërmenda, është krijimi i një strategjie dhe ligji mbi agriturizmin, (pa kuadër ligjor dhe rregulla të mirëpërcaktuara nuk mund të ecet përpara). Agriturizmi në vetvete nuk është “një restorant i vendosur në fshat ku hahet BIO” Jo!

Agriturizmi përmbledh një sërë aktivitetesh bujqësore të kryera në cilindo territor bujqësor private, të cilat mund të përfshijnë qëndrime gjatë natës, aktivitete edukative, etj. Edhe një kantinë ku prodhohet verë dhe me pas shijohet e shoqëruar nga produktet e zonës apo punishte ku prodhohet; vaji i ullirit konsiderohen kategori turistike agrare, të njohur si agroturizëm.

Cilat janë sfidat e agroturizmit sot?

Në një botë kaq globale, të mirat dhe pasuritë gjithnjë më shumë përqëndrohen në duart e pak njerëzve. Janë pikërisht këta njerëz që manaxhojnë dhe manipulojnë informacionin nëpërmjet marketimit të fuqishëm që u bëjnë produkteve nën marka “BIO” apo organike dukë vënë në vështirësi ekzistenciale komunitetet agrarë dhe blegtoralë në botë. Agroturizmi duhet ti vihet përballë  gjigandëve dhe konsorciumeve të resorteve apo zinxhirëve të hoteleve  që ofrojnë të njëjtin produkt si në Maldive ashtu dhe në Gosë të Kavajës, duke shkatërruar ekosisteme natyralë, habitate kafshësh dhe shpendësh e mbi të gjitha trashëgiminë dhe kujtesën bujqësore të kombeve. Sa më të vetdijshëm dhe edukuar të jemi, sa më pjesëmarrës në procese vendimmarrëse, sa më të përgjegjshëm në zgjedhjet tona, aq më zgjidhje të gjelbërta, të ardhme të qëndshrueshme do ti japim vendit tonë dhe zhvillimit të agriturizmit.

Agroturizmi duhet ti vihet përballë  gjigandëve që ofrojnë të njëjtin produkt si në Maldive ashtu dhe  në Kavajë.

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.