Mjeku jep informacion të rëndësishëm për sëmundjen e lisë së majmunit
11/09/2018 Shpërndaje

Mjeku jep informacion të rëndësishëm për sëmundjen e lisë së majmunit

Tritan Kalo, mjek i QSUT

INFORMIM dhe jo PANIK….Kam marë shumë kërkesa në inbox për informim mbi këtë sëmundje mbrëmjen e shkuar, mqse ndonjë portal jo për profesionistët e mjeksisë edhe ne shqip ka përhapur lajmin e diagnostikimit të rastit të parë në Europë, më saktësisht në Britani të Moneky pox (Lisë së majmunit), po ndaj me ju disa informacione për këtë sëmundje, si dhe linkun britanik të botimit të këtij lajmi…. Në konceptin epidemiologjik të mundësisë së përhapjes të sëmundjeve ngjitëse, e gjithë Bota tashmë konsiderohet si një Fshat i vetëm ….Monkey pox u zbulua për herë të parë më 1958 kur dy epidemi të kësaj sëmundje u observuan në majmunët e laboratorëve të kërkimeve shkencore të kohës, nga rrjedh dhe emri “Monkey pox”…

Rasti i parë në njerëz u observua më 1970 në Republikën Popullore të Kongos gjatë punës intensive për zhdukjen e Smallpox (Variola major, Variola vera), Lisë së vërtetë për të cilën brezi ynë është vaksinuar, POR që më 1982 kjo sëmundje nuk ekziston më, ndaj dhe OBSH-ja ka vendosur që vaksinimi për këtë sëmundje është tshmë i pakuptimtë…Epidemija e fundit e Lisë së vërtetë (Variola vera) në Europë ka qenë ajo e ish Jugosllavisë (me saktësisht e Kosovës) më 1972….Rezervuarë kryesorë të virusit = bartësit e tij në Afrikë janë ende jo plotësisht të mirënjohur, por dyshohet se brejtësit luajnë një rol në transmetimin e sëmundjes…. Lija e majmunit (Monkey pox) është një sëmundje virale beninje shumë e rrallë, e cila NUKU përhapet shpejt nga kontakti i ngushtë më personin e infektuar, PRA nuk përhapet me lehtësi në popullatë.

Fillon me një syndromë klinike të ngjashme me gripin pas një periudhe inkubacioni prej 7-14 ditësh me ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, ethe, këputshmëri….Brënda 1-3 ditësh të shfaqjes së ethes i sëmuri shfaq një rash/skuqje fillimisht në fytyrë duke u përhapur më pas në të gjithë trupin….

Lezionet tipike të sëmundjes zhvillohen më pas si macula, papula, vezikula, pustula dhe kruste, lezione tashmë të mirënjohura për këdo që ka kaluar Varricellën (Linë e dhënve sikundër e emërton atë populli)….Në përgjithsi është një sëmundje e vetëkufizuar dhe shumica e të prekurve nga kjo sëmundje shërohen brënda disa javëve….. Megjithatë raste të rënda vdekjeprurëse të saj, mundet të shfaqen në një numër shumë të kufizuar individësh, me imunitet tashmë të lënduar.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.