Mirënjohje nga Izraeli: Myslimanët shqiptarë që strehuan gjyshërit hebrenj
05/03/2018 Shpërndaje

Mirënjohje nga Izraeli: Myslimanët shqiptarë që strehuan gjyshërit hebrenj

Mirënjohje nga Izraeli për traditat  shqiptare përcillen përmes një artikulli në të cilin vendi ynë  përshkruhet si vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit e tyre nga Holokausti.

Një prej portaleve më të mëdha të çështjeve hebrehe në botë “AISH”, vlerëson traditat e lashta dhe momentin e strehimit të hebrenjve nga shqiptarët në ditët e tyre më të vështirë. “Traditat e forta kombëtare frymëzuan shqiptarët që të shpëtojnë jetët e hebrenjve gjatë Holokaustit”, shkruan Qendra e Studimeve të Holokaustit në Izrael.

“Shqipëria, vendi i vetëm europian me shumicë muslimane, ishte njëkohësisht edhe i vetmi vend europian që doli nga Holokausti me një popullsi më të madhe hebrenjsh se sa më parë. Një hebre në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte të paktën dhjetë herë më shumë gjasa për t’u shpëtuar se sa në qendrat më të mëdha hebraike si Lituania ose Polonia. Shqiptarët gjithashtu shpëtuan qindra refugjatë hebrenj që ikën në vend nga Gjermania, Austria, Greqia dhe vende të tjera, raporton mes të tjerash revista.

“Yad Vashem”, Qendra Përkujtimore e Holokaustit në Izrael ka njohur 75 shqiptarë që kanë luajtur një rol vendimtar në shpëtimin e hebrenjve. Duke pasur parasysh territorin e vogël dhe komunitetin e vogël hebre që përpara Luftës numëronte vetëm 200 vetë, ky është një numër jashtëzakonisht i lartë.

Një hebre në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte dhjetë herë më shumë shanse për t’u shpëtuar se sa një bashkëkombas i tij në qendrat e mëdha të hebrenjve në Lituani apo Poloni. Shqipëtarët shpëtuan gjithashtu qindra refugjatë hebrenj që iu larguan Holokaustit nga Gjermania, Austria, Greqia apo vende të tjera” – shkruan mes të tjerash “AISH”.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.