Milan nxjerr në shitje fanellë speciale në mbështetje të Ukrainës
Milani ka risjellë një fanellë të vjetër, në një edicion special, Manchester 2003 për Ukrainën.
Klubi kuq e zi frymëzohet nga fanella e finales së Ligës së Kampionëve 2002-03 që legjenda ukrainase veshi në Mançester kundër Juventusit – të cilën Milani e fitoi me penallti. Ajo është modifikuar për të përfshirë ngjyrën blu dhe të verdhë nga flamuri i Ukrainës mbi supe, si dhe në pjesën e përparme është shkruar “Milan për paqe” shoqëruar me simbolin e paqes.
Përmes Fondacionit Milan të ardhurat e fituara nga kjo fanellë speciale do ti jepen Kryqit të Kuq italian për projektin Ukraina. Fanellat mund të porositen online në dyqanin zyrtar që nga dita e sotme me çmimin 50 euro. Gjithësecili që dëshiron mund të dhurojë edhe euro të tjera.
Ndërkaq për sfidën e radhës në kampionat kundër Empolit janë shitur deri më tani mbi 45 mijë bileta. Gjithashtu këto përfitime do të shkojnë në ndihmë të popullit ukrainas.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
