Mësuesja që do ëndërronte çdokush, u hap dyert studentëve edhe pas vdekjes
09/06/2018 Shpërndaje

Mësuesja që do ëndërronte çdokush, u hap dyert studentëve edhe pas vdekjes

Genevieve Via Cava i kushtoi të gjithë jetën studentëve të saj. Mësuesja vdiq në vitin 2011, por ka lënë gjurmë tek studentet sepse ende vazhdon t’i ndihmojë. Padyshim që është mësuesja që do të ëndërronte çdokush.

Pak pasi Cava doli në pension, rreth 10 vjet më parë, i tha inspektorit të rrethit se një ditë do t’i jepte 1 milion dollarë studentëve të saj. Inspektori  qeshi duke menduar se ishte një shaka, derisa pas vdekjes së saj mori njoftimin se mësuesja kishte lënë një pasuri të vogël për shkollën.

Ajo refuzoi të kënaqte veten me një jetë luksi, madje refuzoi të blejë dhe një aparat dëgjimi pasi vitet e fundit të jetës filloi të mos dëgjonte mirë. Në vend të kësaj, ajo mblodhi 1 milion dollarë. Përveçse kursente, edukatorja e Neë Jersey ishte gjithashtu një grua e dashur, me humor që kishte qëllim të ndihmonte studentët edhe pas diplomimit.

“Ajo ishte një grua e mahnitshme që mund të ndriçonte një dhomë vetëm duke ecur”, tha Richard Jablonski, i cili është mik  i Cava-s dhe ekzekutues i amanetit të saj. “Ajo kishte një buzëqeshje që ishte e pabesueshme. Mund të fliste me dikë vetëm për të filluar bisedën me ta, dhe në kohën kur largoheshin, ata do e përqafonin”.

Pasuria e Via Cava është duke u përdorur për të krijuar një fond bursash për studentë të arsimit special. Duke filluar nga viti shkollor 2019, çdo student i arsimit të posaçëm që kërkon shkollim pas shkollës së mesme mund të marrë 25,000 dollarë nga bursa. Falë interesit që do të gjenerohet nga paratë, fondi nuk pritet të mbarojë. “Ajo po lenë pas një trashëgimi të qëndrueshme”, tha Jablonski.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.