Burri dhe gruaja mbjellin 2.7 milion pemë në 20 vjet, restaurojnë një pyll të shkatërruar
Në fillim të viteve 1990, gazetari brazilian Sebastião Ribeiro Salgado u vendos në Ruandë për të mbuluar çështjet e gjenocidit. Përvoja e la të traumatizuar. Në vitin 1994, ai po kthehej në shtëpinë e tij në Minas Gerais të Brazilit, duke shpresuar që të gjejë ngushëllim në prehrin e një pylli të gjelbëruar, ku ai ishte rritur.
Por, në vend të kësaj, ai gjeti tokë të pluhurosur për milje me rradhë. Në vetëm disa vite, vendlindja e tij e bukur iu nënshtrua shpyllëzimit të shfrenuar. Për të, gjithçka u shkatërrua.
“Toka ishte aq e lodhur sa unë, vetëm rreth 0.5% e tokës ishte e mbuluar me pemë”, tha Salgado për The Guardian. Në këtë kohë gruaja e Salgado, Lélia, bëri një propozim pothuajse të pamundur. Ajo shprehu dëshirën e saj për të restauruar të gjithë pyllin.
Salgado e mbështeti idenë e saj dhe së bashku, çifti u nisën për një mision heroik. Ai bleu një fermë kafshësh të braktisur nga prindërit e tij dhe filloi ndërtimin e një rrjeti vullnetarësh dhe partnerësh entuziastë që do të financonin dhe mbështesin projektin e tyre.
Në vitin 1998, çifti themeloi institutin Terra, organizatë e cila punonte pa u lodhur për të ndërtuar pyllin përsëri. Që nga viti 1998, ata kanë mbjellë më shumë se 2.7 milion fidanë me 293 lloje pemësh dhe kanë rinovuar 1.502 hektarë pyje tropikale.
Përveç kësaj, janë kthyer 172 lloje zogjsh, 33 lloje gjitarësh, 15 lloje të zvarranikëve dhe 15 lloje amfibësh. “Natyra është toka dhe janë qenie të tjera dhe nëse nuk kemi ndonjë lloj kthimi shpirtëror në planetin tonë, kam frikë se do të rrezikohet”, tha Salgado.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
