Mes të këqinjve, kjo botë ka dhe njerëz të mirë
Kur isha në klasën e pestë, çantën e librave në të cilën kisha të gjitha gjërat e mia të shkollës dhe sende të tjera të çmuara, ma vodhën nga makina e babait. Aty kisha fletoret ku shkruaja histori sepse në atë periudhë merresha me shkrime për një kohë të gjatë. Kur babai im erdhi të më thoshte se makina e tij ishte thyer dhe se çanta ime ishte vjedhur, unë u shkatërrova dhe qava për rreth një orë.
Pastaj vendosa të shkoj në shkollë pa asgjë. Mësuesja ime e klasës së 5-të ishte me të vërtetë e ëmbël, e sjellshme dhe shumë e kuptueshme me mua. Më dha një copë letër dhe filloi të ma personalizonte duke shkruar emrin tim në një cep të saj. Pastaj ma dha mua dhe më tha “ngjyros këtu”. Unë u turpërova nga mirësia e saj. Ende as sot nuk e kam ngjyrosur. Por sa herë e shoh e vlerësoj çfarë kishte bërë për mua atë ditë.
Por këtu ka diçka edhe më të mirë: Pak më vonë morëm një telefonatë: “Zoe, Një mrekulli ka ndodhur, dikush e gjeti çantën tuaj!”, Dhe unë gëzohem pa masë sepse personi që e kishte çantën kishte mundur të gjejë edhe sendet e tjera që hajduti mori në cantën time.
Kur e hapa, pashë të gjitha gjërat e mia duke përfshirë një zarf. Në anën e pasme të zarfit kishin shkruar: Më vjen keq që të gjitha gjërat tuaja u vodhën, por shpresoj se kjo do t’ju ndihmon”. Pashë se në zarf kishte 20 dollarë, dhe personi që gjeti të gjitha gjërat e mia më kishte sjellë zarfin në mënyrë që të mund të blija më shumë gjëra shkollore! Unë mendoj se ky ishte një gjest mjaft i sjellshëm!
Rezulton se ka shumë njerëz të mirë që mund të rikthejnë besimin dhe shpresën tek njerëzimi. Nëse ju ndodh diçka e keqe mos u zemëroni me të tjerët, por mbani mend se ka edhe njerëz të mirë atje jashtë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
