Media amerikane: Pse duhet ta vizitoni Shqipërinë e ngjyrave
11/03/2019 Shpërndaje

Media amerikane: Pse duhet ta vizitoni Shqipërinë e ngjyrave

Portali i njohur njujorkez ”kxan36news” ka përmendur për lexuesit gjashtë arsye përse duhet të vizitojnë patjetër Shqipërinë. Tirana plot ngjyra, plazhet përrallore të Rivierës, Butrinti magjik, Gjirokastra e gurtë dhe Berati qyteti i një mbi një dritareve janë disa nga pikat që rekomandohen. Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar anëmbanë globit dhe një rol të madh kanë pasur dhe promovimet që i kanë bërë si mediat ashtu edhe turistët që kanë shkelur vetë në perlat e turizmit tonë.

Për Tiranën, kanë vënë epitetin kryeqyteti që gumëzhin; Kryeqyteti i Shqipërisë  është plot ngjyra. Të gjithë që janë të interesuar për bukurinë e godinave fashiste dhe të banesave, këtu mund të gjejë shumë prej tyre. Tirana është është tepër energjike, pasi prej numrit të lartë të studentëve jeta e natës është e gjallë dhe emocionuese në të njëjtën kohë. Në Tiranë, gjendet muzeu “BunkArt”, që tregon historinë e vendit në bunkeret e ridizenjuar. Ai është ndërtuar pak vite më parë. Që nga vitet 60’, u ndërtuan rreth 200 000 bunkerë.

Gjirokastra – Qyteti i gurtë; Qyteti i i Gjirokastrës në jug të Shqipërisë është gjithashtu qyteti i rrugëve prej kalldrëmi. Shtëpitë që ngjiten në mal (20 000 banesa) janë ndërtuar nga një gur gri lokal, madje me këtë gur mbulohen edhe çatitë. Në qytetin e vjetër, rreth 600 godina janë nga epoka e osmanëve (shekulli XV dei në XIX) dhe për më tepër, Gjirokastra nga vitit 2005 është shpallur trashëgimi botërore në UNESCO.

Riviera Shqiptare; Një tjetër arsye për të vizituar këtë vend të Europës Lindore, janë plazhet përrallore të Rivierës Shqiptare. Pjesa jugore e bregut jo më kot krahasohet me rajonet e famshme të Francës dhe Italisë. Diferenca e madhe është që bregu jugor i Shqipërisë është aq i bukur sa dhe i pazhvilluar. Nëse merrni një makinë me qira, mund të gjeni plazhe në bregdetin e pjerrët që nuk kanë emër dhe janë sekrete.

Butrinti, me vendndodhjen mes Greqisë dhe Italisë, ky vend i vogël ka parë gjatë historisë së tij të gjatë shumë njerëz të famshëm dhe të gjithë kanë lënë gjurmët e tyre. Gadishulli i Butrintit në jug të vendit, që është shpallur në vitin 1992 trashëgimi botërore e UNESCO. Atje ka tempuj, rrugë, teatro dhe kisha të grekëve të lashtë, romakëve, kristianëve të hershëm dhe osmanëve. Për të mos u humbur është edhe muzeu arkeologjik ku mund të admironi gjetjet më të mira arkeologjike në këtë gadishull.

Berati –ose siç njihet ndryshe, qyteti i një mbi një dritareve. P ashtu është një tjetër trashëgimi botërore! Pseudonimi “qyteti i një mbi një dritareve” i është dhënë këtij qyteti me 60 000 banorë nga shtëpitë karakteristike me dritaret shumë pranë njëra-tjetrës. Duhet vizituar patjetër lagjja e kalasë dhe lagjja myslimane ”Mangalem” me xhamitë e saj të bukura.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.