Mblodhi gati 100 mijë dollar për familjet e dëmtuara nga tërmeti, Bebe Rexha niset drejt Shqipërisë me një valixhe me ëmbëlsira
02/12/2019 Shpërndaje

Mblodhi gati 100 mijë dollar për familjet e dëmtuara nga tërmeti, Bebe Rexha niset drejt Shqipërisë me një valixhe me ëmbëlsira

Bebe Rexha ka mbledhur gati 100 mijë dollar përmes llogarisë “gofoundme” ndërsa nga të ardhurat e saj personale ka dhuruar 10 mijë dollar për familjet që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit në vendin tonë.

Në një postim ajo bën me dije se është nisur drejt vendit tonë së bashku me të atin por ajo çfarë ka tërhequr vëmendje është gjesti i këngëtares për fëmijët e prekur. Bebe ka mbushur një valixhe plot me ëmbëlsira, karamele dhe lëpirëse që t’i gëzojë të gjtihë fëmijët që kanë kaluar ditë të vështira nga kjo fatkeqësi që kanë kaluar.

Këngëtarja e njohur ka braktisur turin e saj të koncerteve për të fluturar drejt Shqipërisë, për t’u ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor që shkaktoi viktima dhe qindra të plagosur.

Pasi ka hapur një llogari në “gofundme” për të mbledhur të ardhura për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti që të ndërtojnë shtëpitë, Bebe ka deklaruar se do të sigurohet që çdo qindarkë të shkojë për të prekurit, prandaj ka vendosur që të vijë në Shqipëri për t’u qënruar sa më pranë.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram më herët, këngëtarja 30 vjeçare ka lajmëruar se do të braktisë turin me “Jonas Brothers” për të fluturuar menjëherë drejt Shqipërisë.“Do t’i jap personalisht të prekurve ushqim, ujë, e do t’i ndihmoj të rindërtojnë shtëpitë”, thotë Bebe.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.