Martesa e fëmijëve, ‘shtyllat’ e shoqërisë që mund ta zbusin këtë fenomen
28/05/2018 Shpërndaje

Martesa e fëmijëve, ‘shtyllat’ e shoqërisë që mund ta zbusin këtë fenomen

Martesa e hershme është bashkimi, qoftë zyrtar apo jo, i dy personave, ku të paktën njëri prej të cilëve është nën moshën 18 vjeç. Duke qenë fëmijë, bashkëshortët e fëmijëve konsiderohen të paaftë për të dhënë pëlqimin e plotë, që do të thotë se martesat e fëmijëve duhet të konsiderohen shkelje e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të fëmijës.

Sipas UNFPA shkalla e martesës së fëmijëve është e ulët në Shqipëri, por praktika gjendet në mesin e romëve dhe në disa komunitete të izoluara rurale.

Martesa e fëmijëve është një fenomen gjinor që prek vajzat dhe djemtë në nivele të ndryshme. Në përgjithësi, numri i djemve që martohen fëmijë në mbarë botën është dukshëm më i ulët krahasuar me vajzat. Bashkëshortët fëmijë gjithashtu janë të ndjeshëm ndaj dhunës në familje dhe abuzimit seksual në marrëdhënieve të pabarabarta. Nëse mbesin shtatzënë, shpesh përjetojnë ndërlikime gjatë shtatëzanisë dhe lindjes, meqenëse trupat e tyre nuk janë gati për të lindur fëmijë.

Dispozita në Kodin e Familjes që u jep gjykatave lokale të drejtën për të miratuar martesat nën moshën 18 vjeç duhet të specifikojë një kufi të moshës dhe duhet të rishikohet Kodi Penal për të përfshirë një sërë masash që synojnë martesat e zakonshme (ose bashkëjetesën ) që përfshin fëmijët. Vakumi i legjislacionit mbi mënyrën e rregullimit të lindjeve brenda martesave të fëmijëve duhet të trajtohet në Kodin Civil, Kodin e Familjes, Ligjin për Shërbimin Civil dhe legjislacionin tjetër përkatës.

Një tjetër hap i rëndësishëm është ndërgjegjësimi për pasojat e martesave të fëmijëve i cili duhet  të rritet në mesin e politikbërësve, shoqërisë civile dhe liderëve të tjerë të opinionit në mënyrë që praktika të trajtohet më strategjikisht.

 Politikimi duhet të mbështetet nga të dhëna të sakta statistikore për seksin dhe moshën, për martesat, divorcet, lindjet dhe fëmijën dhe shëndetin e nënës. Ndërgjegjësimi për pasojat e martesave të hershme duhet të rritet gjithashtu midis prindërve, fëmijëve dhe të rinjve që jetojnë brenda komuniteteve ku martesa e fëmijëve praktikohet gjerësisht.

Duke pasur parasysh nivelin e ulët të ndërgjegjësimit për çështjet e planifikimit familjar dhe shëndetit riprodhues midis komuniteteve rome dhe disa të tjerave që janë të prekura, ekziston nevoja për veprim të koordinuar ndërmjet aktorëve vendorë dhe lokalë për të krijuar mekanizma për zbatimin e strategjive në vend. Ndërgjegjësimi dhe veprimi për të ndihmuar në uljen e këtij fenomieni është në dorën e të gjithë aktorëve të një shoqërie, duke nisur nga institucionet, organizata, grupe shoqërore, familja, shkolla etj.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.