Marinsat shpëtojnë 190 të moshuar, të ngecur në ndërtesën e djegur
28/09/2018 Shpërndaje

Marinsat shpëtojnë 190 të moshuar, të ngecur në ndërtesën e djegur

Një zjarr u përhap brenda një shtëpie pleqsh në Uashington, në fillim të kësaj jave, por këta të moshuar ishin me fat sepse ndanin të njëjtën lagje me marinsat e SHBA.

Shtëpia e të moshuarve është vetëm 200 metra larg nga trupa e Marinës. Pasi panë tymin dhe flakët, disa dhjetëra ushtarë nxituan për në vendin e ngjarjes dhe dëgjuan zjarrfikësit duke thënë se kishte ende njerëz të ngecur brenda ndërtesës së djegur. Ata u hodhën menjëherë në veprim.

Shumë prej tyre hynë në ndërtesën e djegur për të ndihmuar banorët të largoheshin. Të tjerët u kthyen me pajisje shtesë mjekësore dhe karrige me rrota që të kujdesen për të moshuarit derisa të mbërrinin anëtarët e familjes. Marinsat e tjerë ndihmuan për të mjekuar të moshuarit pasi u evakuan.

Ishte një zjarr mjaft i keq, sidomos në katin e fundit. Disa njerëz të paralizuar që nuk lëviznin dot ishin brenda”, tha Capt. Trey Gregory për CBS Neës. Në tërësi, 100 marinsarë u bashkuan në misionin e shpëtimit. Falë përgjigjes së shpejtë të të gjithëve, të gjithë 190 banorët u evakuan me sukses nga ndërtesa dhe vetëm 6 të moshuar u dërguan në spital për trajtim të mëtejshëm.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.