Mali i Zi dhe Hungaria lehtësojnë masat anti-COVID
Hungaria dhe Mali i Zi janë 2 vendet që kanë lehtësuar masat antiCOVID.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoI se Hungaria ka hequr të gjitha masat kufizuese anti-covid për hyrjet në vend.
Qytetarëve shqiptarë nuk do t’iu kërkohet më të paraqesin një certifikatë vaksinimi ose shërimi, si dhe janë gjithashtu të përjashtuar nga kërkesa për të paraqitur një rezultat negativ të testit PCR para hyrjes.
Kjo do të thotë se tashmë të gjithë do të lejohen të hyjnë pa kufizime në Hungari, për sa kohë që disponojnë dokumente të tjera të vlefshme udhëtimi, si një pasaportë, ose një vizë për ata që nuk mund të hyjnë në vend pa viza.
Ndërkaq edhe Mali i Zi ka lehtësuar masat anticovid për shtetasit shqiptarë. Nga 11 marsit e në vazhdim qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë lirisht në Mal të Zi, pa qenë nevoja të paraqesin në kufi certifikatë vaksinimi apo çfarëdo testi lidhur me Covid19.
Për informacion më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ
https://punetejashtme.gov.al/harta/
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
