Italianët “pushtojnë” Sarandën
11/08/2017 Shpërndaje

Italianët “pushtojnë” Sarandën

Saranda një nga vendet turistike më të bukura në Shqipëri këtë vit është “pushtuar” nga të rinjtë italianë.

Në këto ditë të nxehta të muajit gusht, janë vënë re grupe të rinjsh italianë që po shijojnë çdo sekondë të qëndrimit të tyre në këtë zonë, duke nisur nga plazhet mahnitëse deri te festat e shfrenuara të mbrëmjeve.

Disa qytetarë vendas nga Saranda, janë mahnitur nga atmosfera e krijuar nga këta të rinj në lokalet poshtë pallateve ku po qëndrojnë gjatë pushimeve. Çdo natë, të rinjtë italianë të mbledhur në grup kërcejnë pa fund, ndonjëherë edhe duke e tepruar me pijet alkolike. Këtë vit, vihet re se numri i turistëve të huaj në vend është rritur ndjeshëm.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.