Lumturie Laçka, blogerja që bën art me gatimet e saj
Lumturie Laçka blogerja nga Kucova që bën art me gatimet e saj. Prej 5 vitesh është cdo ditë pranë ndjekësve të saj me gatime të shijshme. “Pasion Kuzhine” eshtë blogu i krijuar nga Lumturia me shumë përkushtim. Ndërsa tregon që ndjekësit duan cdo ditë receta të reja. Për pozitivi.org ndan më shumë nga krijimi i këtij portal.
Ju jeni e lidhur shumë me gatimin sa vendosët të hapnit një blog me receta të ndryshme, si është për ty kjo ekperiencë e re mund të themi?
Ideja e hapjes së blogut ishte e vajzes sime duke parë pasionin që unë kisha për gatmin. Po kështu lindi edhe emri i blogut “Pasion Kuzhine”. Tashmë u bë në gati 5 vite që nga hapja e blogut. Nëse kalon një ditë papublikuar ndonjë recete, ndihem në faj kundrejt ndjekësve të mijë .
Ti je shumë aktive me bloguan tuaj, poston cdo ditë receta të ndryshme për cilat gatime janë më shumë të interesuar ndjekësit, cfarë kërkojnë më shumë?
Po, postoj cdo ditë receta të ndryshme. Recetat që preferohen më shumë janë ato tradicionalet dhe recetat e shpejta me pak përbërës.
Si nisi një ditë për ty lumturie në blogun tuaj “Pasion kuzhine”?
Ditet e mia tashmë kanë një rutine tjetër që pas fillimit të blogut. E nis në mëngjes herët me kthimin e të gjjtha mesazheve apo komenteve të ndjekësve. Më pas merrem me gatimet e ditës dhe vazhdoj me montazhimin e videove për ta mbyllur me publikimin.
Ti realizon receta të shumta, cila është ndër më të preferuarat për ty?
U bënë kaq shumë receta tani sa më duhet ti shikoj në video për ti rikujtuar. Por ajo që gatuaj më shpesh është tava me oriz me zog fshati, e preferuara e familjes time.
Cfarë do ju thoje të gjithë atyre që kanë pasion kuzhinen, gatimin, por që akoma nuk kanë gjetur një mundësi për tu ushtruar si profesion?
Do tu thoja që pavarësisht moshës apo kushteve, asnjëhere nuk është vonë për të realizuar ëndërrat. Punoni fort sepse profesioni i ushtruar me pasion, ju kthehet në kënaqësi jo në punë .
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
