Luleshitësi dërgon buqeta me lule për gjithë stafin e një shkolle
Disa njerëz mund të jenë të ngazëllyer për ditën e parë në shkollë të tjerë mund të jenë më të zymtë. Pavarësisht kësaj, një dyqan lulesh dëshiron të falënderojë mësuesit e një shkolle lokale që vazhdojnë të edukojnë brezin e ardhshëm. Ky gjest është përshëndetur nga të gjithë, sepse në të vërtetë është diçka e rrallë dhe motivuese.
Sandi Ëilliams, pronari i dyqanit të trëndafilave Rose Garden në Gjeorgji, dhuroi buqeta me lule për çdo një prej stafit të Ëalnut Grove Elementary School për t’i mirëpritur ata në vitin shkollor.
Në total, dyqani dha 150 aranzhime në këtë javë për shkollën dhe u vlerësuan shumë. “Faleminderit April’s Rose Garden Floëers që i dërgoi anëtarëve të stafit tonë këto lule! Sa i gjest i kujdesshëm dhe inkurajues”, shkroi shkolla.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
