Luiza Gega triumfon në Lojërat Mesdhetare
29/06/2018 Shpërndaje

Luiza Gega triumfon në Lojërat Mesdhetare

Luiza Gega vijon të shkëlqejë. Atletja shqiptara këtë herë ka triumfuar në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, ku ka fituar medalje ari në disiplinën 3000 metra me pengesa.

Gega i ka lënë pas të gjitha konkurentet sidomos nga fundi i garës, ndërsa ka arritur në finish në kohën 9:27,73 minuta.

Theksojmë se kjo medalje e fitur nga Gega ishte medalja e parë e artë për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare të këtij edicioni. Me një diferencë në kohë atletja shqiptare la pas atleten tuniziane Habiba Ghribi e cila u rendit e dyta me kohën 9’ 34’’ 62.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.