“Loved and Lost”, projekti që përdor fotot për të kuptuar humbjen
11/04/2018 Shpërndaje

“Loved and Lost”, projekti që përdor fotot për të kuptuar humbjen

Fotograf Simon Bray shpjegon pse filloi “Loved and Lost”, një projekt në internet për njerëzit që tregojnë historitë me anë të fotove të personave të dashur, të cilët kanë vdekur.

Kam humbur babin nga kanceri i prostatës në vitin 2009. Ndjeva një nevojë për t’u përgjigjur, për të provuar të kuptoj pikëllimin tim, por edhe për t’i ndihmuar të tjerët të kuptojnë të tyren. Si fotograf, pikënisja ime ishin fotografitë familjare, prandaj e fillova me një fotografi të nënës dhe të babait tim kur u fejuan. Mami dhe unë pastaj u ulëm dhe folëm për ndjenjat e saj kur u njoh me babain, por edhe kue e humbi atë. Ishte interesante të shihja se si ndryshonte nga imja, të dëgjoja kujtimet e saj dhe t’i jepja një shans për ta lartësuar se kush ishte dhe çfarë rëndësie kishte për të babai.

Fotografia është një mënyrë e thjeshtë por e fuqishme për të hapur një bisedë rreth humbjes, diçka për të cilën shumë njerëz, e kanë të vështirë ta flasin. Ndihem jashtëzakonisht i privilegjuar që të tjerët më bëjnë pjesë të historive të tyre, marrin fotografitë e tyre dhe flasin për disa nga momentet më të dhimbshme që kanë kaluar në jetë.

Shpesh kur dikush vdes, njerëzit do t’ju pyesin si jeni, si po e përballoni. Por shumë kohë, doni t’u tregoni të gjithëve për personin që nuk është më në jetë: sa të veçantë ishin, që ju mungojnë dhe që dëshironi  të ndani momente që kaluat me ta . “Loved and Lost” u jep njerëzve një shans për të kujtuar momente të lumtura dhe për të shijuar kujtime kaq të çmuara për ju. Është e vështirë të arratisesh nga trishtimi brenda çdo historie ku keni humbur dikë, por unë jam më shumë i interesuar për njerëzit dhe marrëdhëniet e tyre: çfarë rëndësie kanë për njëri-tjetrin? Si e lidhën dhe ndanë jetën?

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.