Babai iu vra se strehoi ushtarët italianë, e moshuara shqiptare realizon ëndrrën e fëmijërisë
Ismetja, 85 vjeçarja nga Shqipëria ka marrë nënshtetësinë italiane pas 14 vitesh. Fëmijëria e saj e vështirë në vendin tonë, në kohën kur nazistët i vranë të atin për shkak se strehonte ushtarët italianë, ishte një arsye që e bëri të dëshironte largimin nga Shqipëria.
Në atë periudhë ushtarët italianë ndihmoheshin nga shqiptarët për të shpëtuar kokën prej nazistëve. Mirëpo pas kësaj periudhe, për 85 vjeçaren ka qenë ëndërr të bëhej italiane megjithëse priti shumë vite ia doli më në fund. Nështetësinë e të moshuarës e ka lajmëruar nënkryetari i komunës së Saluzzo-s, Andrea Momberto, i cili i ka dhënë pasaportën.
“Sot pata kënaqësinë të firmos aktin që e bën qytetare të këtij vendi. Një vend që ka shumë nevojë për njerëz si Ismetja”, ka thënë Andrea. Tanimë Ismetja është qytetare zyrtare e italisë, dhe e ka marrë këtë status duke u vlerësuar në maksimum për vlerat që mbart.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.

