Çifti martohet teksa vullkani shpërthen (FOTO)
Një çift në Filipine është martuar në një ditë të pazakontë. Ditën e dasmës së tyre ka pasur një shpërthim të vullkanit Mayon, por ata nuk e kanë humbur mundësinë për të xhiruar ndërsa vullkani kishte shpërthyer.
Shumë prej nesh dëshirojnë që në një ditë të tillë, të realizojnë klipe dhe fotografi në vende sa më të veçanta, ky fat i ka rënë çiftit Arlo Dela Cruz dhe Maica Nicerio-Dela Cruzka.
Vullkanet mund të jenë të frikshme, dhe në një situatë të tillë shumë prej nesh do të kishin shkuar sa më larg vendit të shpërthimit, por të sapomartuarit kanë guxuar. Fotot e tyre kanë dalë teper të veçanta dhe kanë bërë xhiron në rrjet. Dasma koiçidoi njëkohësisht me vullkanin, një fenomen që ndodh rrallë, dhe nuk do mbetet e veçantë vetëm për Arlon dhe Maican por për gjithkënd që pa këto foto.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.





