Libra apo reality show…. si të kalosh festat
25/12/2022 Shpërndaje

Libra apo reality show…. si të kalosh festat

Epoka e reality show ka sjellë ndryshime në mënyrën si e kalojnë kohën e lirë njerëzit, në Shqipëri e jo vetëm.  

Ti ndjekësh apo të mos i ndjekësh kjo është çështja.  

Dhe njerëzit, sipas shtresave, kohës, mentalitetit, shoqërisë që i rrethon etj… kalojnë disa etapa. Dikush i përqafon që në fillim me një sinqeritet të gjithëpranuar “pse jo, kaloj kohën, sa të bëj thashetheme  poshtë pallatit apo në kafe më mirë me shprehjen që është kthyer në batutë “o ç`u kënaqëm” me grindjet, britmat, intrigat por edhe brishtësitë, pikat e dobëta apo historitë e dashurive të të tjerëve.  

Më pas situata nis të sofistikohet. Edhe produksionet janë bërë më të zgjuar. U pa dhe u kuptua shpejt që me një “VIP nga pas” rritet interesi por edhe “justifikimi brenda vetes apo gjatë bisedave në grup” për të ndjekur këto spektakle.  Se tani nuk ndjekim më njerëz të zakonshëm. në spektaklin e Big Brother VIP që duhet ta pranojmë të gjithë që është fenomeni i fundit televiziv në Shqipëri, përfshirja e artistëve ka ngjallur një tjetër debat. Të gjithë flasin a duhet parë apo jo, ka edhe që këshillojnë më mirë të lexohen libra, por nga komentet apo statueset një gjë është e sigurtë: Edhe ata që e sulmojnë e kanë parë, të paktën aq minuta sa për ta komentuar.  

Fundja nuk ka asgjë të keqe, kush më shumë e kush më pak bëjnë thashetheme. Në këtë rast i shohim dhe i dëgjojmë live në TV, nuk “lodhemi” as për ti bërë vetë, mjafton ti komentojmë të nesërmen me njëri – tjetrin ose direkt live në grupe ëhatsApp-i. Disa ekspertë i shohin thashethemet si dëshmi të të mësuarit kulturor, ku ne mësojmë se çfarë është e pranueshme nga shoqëria dhe çfarë jo.  

Pas një analize në rrjete sociale. në vitin 2019 të botuar në revistën Social Psychological and Personality Science, Robbins u zbulua se në ambiente pune, një person shpenzon mesatarisht 52 minuta në ditë duke bërë thashetheme. Imagjinoni statistikat në realitetin tonë të punës. E akoma më shumë shfrenojeni fantazinë se cilat mund të jenë shifrat nëse flitet për kohën e shpenzuar në kafene në Shqipëri, në vendin tonë të dashur që sipas një ankete të INSTAT në vitin 2018 ishte i pari në botë për numrin e bar-kafeve. Po presim të përditësohen shifrat, por me sy të lirë trendi nuk duket në rënie.    

Ka psikologë që mendojnë se thashethemet janë mënyrë për të përcjellë informacione sociale, pra është një mënyrë për të përhapur informacion (ndonjëherë edhe të vlefshëm) në rrjete shumë të mëdha sociale.  

Dhe për t`u kthyer te thelbi:  

Reality show apo libra?  

Një vëzhgim i pozitivi.org te Libraria Ndërkombëtare Adrion Ltd dëshmon se “kush lexon, lexon”.  Njerëzit janë në radhë për të blerë librat e preferuar për ditët e festave por për dhuratat e fundvitit.  

Fotot flasin vetë, njësoj tregojnë edhe shitësit në këtë pikë.  Sipas tyre “shitjet janë shumëfishuar. Jo aq nga klientët e zakonshëm të cilët nuk i lënë për fundvit blerjet e librave por nga njerëz të ndryshëm që i kanë zgjedhur për dhurata fundviti si një ide që nuk del kurrë nga moda e nuk njeh trende”.  

Në fund të fundit, njësoj si reality shoë që ndiqen “për të mos qenë mbrapa kohe”, për të ditur si përfshihesh kur hapet biseda në tryeza miqsh, edhe me librat mund të jetë e njëjta gjë. Ndoshta nuk kanë nevojë as të konkurrojnë njëra – tjetrën. Kush dëshiron gjen kohë për të gjitha: për trendin e momentit dhe për librin e momentit apo çfarëdo forme argëtimi për mendjen, shpirtin e pse jo edhe kënaqësinë e bisedave të lira (thashethem pozitiv, negativ apo neutale qofshin ato).  

© 2022 – 2023, Pozitivi. All rights reserved.