Leka, nëna e re ndjek konferencën bashkë me fëmijën e saj 8 muajsh
20/11/2019 Shpërndaje

Leka, nëna e re ndjek konferencën bashkë me fëmijën e saj 8 muajsh

Leka është një nënë dy fëmijësh me origjinë nga Çekia. Ajo ka jetuar për shumë vite në Angli më pas dhe në Poloni. Ndërsa tani jeton në Shqipëri prej disa vitesh. Të dy fëmiëjt e saj i ka bërë me planifikim. Për shkak të peshës së madhe iu desh të priste më shumë për fëmijën e dytë.

Gjatë një konference të organizuar nga UNFPA Albania dhe Ministria e Shëndetësisë mbi planifikimin familjar, ajo ishte e pranishme në sallë së bashku me fëmijën e saj të dytë, për të ndarë me të pranishmit ekperiencën që ka patur në plafikimin e fëmijeve.

“Vajzën e kam 13 vjeçe dhe tjtrën 10 muajshe. Kam marrë një metodë planifikimi. E planifikova, mbeta shtatzanë, bëra bebin dhe fillova sërish me metodën tjetër të planifikimit familjar”, thotë Leka.

Gjatë kohës që ajo ka bërë planifikim, ka marrë dhe shumë informacione. Ajo u shpreh se ka vënë re që gratë janë shumë pak të informuara mbi metodat e planifikimit familjar.

“Këtu nuk ka shumë informacion. Njoh shumë gra që unë i kam shoqe dhe nuk përdorin asnjëherë asnjë metodë mbrojtëse. Ata e konceptojnë si ilac. pra mungon informacioni për gratë. Këtu kam vërejtur se mungon edhe informacioni për kalamajtë. Goca ime e parë është 13 vjeç, klasë e 8 ku bën dhe biologji, bëjnë mësim për trupin. Vajza ime më pyet mua për shumë informacione që nuk janë në libër. Ndërsa shumë shoqe dhe shokë të saj nuk i marrin këto informacione, sepse nuk flasin me prindërit. Në Shqipëri duket sikur është turp të flasësh për këto tema. Mendoj se duhet të ketë më shumë mundësi për informacione”, thotë ajo, raporton pozitivi.org.

Leka qëndroi për gati 2 orë në sallë duke ndjekur konferencën, ku pranë saj kishte dhe fëmijën 8 muajshe.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.