Lebron Xhejms bën rikthim madhështor, 37-vjeçari do jetë “dora e artë” e NBA-së
Legjenda e koshit Lebron Xhejms shënoi 38 pikë për Lejkërsat në fushën e Klivlendit, duke shkëlqyer në rikthimin e radhës në qytetin e tij, ku dikur luajti për disa sezone dhe fitoi një titull kampion.
Ai doli në krye të renditjes së shënuesve këtë sezon. Lebroni e arriti këtë shifër duke e shoqëruar me një tripëll dabëllë, pasi shtoi edhe 12 topa në tabela e 11 asistë.
Ai ka mesatarisht 29.96 pikë për ndeshje, që do të thotë praktikisht 30 pikë për çdo sfidë. Kurrë më parë nuk ka pasur një garë të tillë në NBA, me 3 më të mirët që ndahen vetëm nga 0.16 të qindat e pikës!
Ndoshta, titulli i shënuesit më të mirë mund të vendoset në ndeshjen e fundit.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
