A është fati çelësi për të fituar para? Po dhe… jo
Cili prej tyre tregon më mirë krijimin e pasurisë? Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates, shefi i Facebook Mark Zuckerberg dhe autori i Big Short Michael Lewis? Ose drejtuesi i show-t viktorian PT Barnum, këngëtarja Madonna dhe vaBobby Ewing?
Nëse keni zgjedhur tre të parët, sepse admironi aftësitë e tyre sipërmarrëse, kam disa lajme të këqija. Të gjithë pretendojnë se pasuria e tyre është në një farë mënyre prej fatit. Dy librat e fundit The Wealth Elite nga Rainer Zitelmann dhe The Geometry of Wealth nga Brian Portnoy sugjerojnë se mund të ketë lidhje. Gates, kur u pyet për sekretin e suksesit nga autori Malcolm Gladwell, tha thjesht: “Unë kam qenë shumë me fat”.
Në mënyrë të ngjashme, Zuckerberg u tha ndjekesve: “Ju nuk mund të jeni të suksesshëm thjesht duke punuar shumë ose duke apsur një ide të mirë… ju duhet të keni edhe fat”.
Akademikët gjithashtu përmendin lumturinë si shkak. Kur sociologët zviceranë intervistuan 100 individë të pasur në vitin 2009, shumë prej tyre ishin “të gatshëm të thonë se suksesi i tyre ishte fat”.
Në The Geometry of Wealth, Portnoy, përpiqet të ndihmojë njerëzit të kuptojne se pasuria e vërtetë është “kënaqësi e financuar” e cila nganjëherë nënkupton pranimin se “shumë nga rezultatet e mira në jetën tonë janë për shkak të ndihmës së të tjerëve si edhe një element i fatit”.
Në The Wealth Elite, Zitelmann bazohet në intervistat me 45 milionerë vetë-bërë për të identifikuar arsyet e thella. Shumica e biznesmenëve të pasur ia atribuojnë suksesin fatit, jo sepse është një faktor real, por për shkak se zhvillimi i ngjarjeve në një mënyrë rastësore të lumtur shmang zilinë, llogarit ai. Nëse dikush thotë “kam pasur fat të mirë” kjo tingëllon shumë më mirë se “unë jam më i zgjuar se ti”, shpjegon ai.
Fati nuk mund të shpjegojë krijimin e pasurisë, argumenton Zitelmann, sepse ata persona që kanë arritur pasurinë prej fatit, si të kenë fituar llotarinë, zakonisht e humbasin brenda pak vitesh. Intervistat e tij e bëjnë atë të besojë se pasuria sipërmarrëse ka një “qëndrim dhe personalitet të veçantë”. Në këtë, ai mbështetet te një prej personaliteteve më të mëdha të shekullit të 19-të, PT Barnum, i cili tha: “Nuk ka pasur kurrë një njeri që mund të dilte në mëngjes dhe të gjente një çantë plot me ar në rrugë sot dhe një tjetër nesër, dhe kështu me radhë, ditë pas dite. Ai mund ta bëjë këtë një herë në jetën e tij; por për sa i përket vetëm fatit, ai është i detyruar të humbasë sa ta gjejë atë”.
Hulumtimi i Zitelmann arrin në përfundimin se të gjithë do të kenë “një moment fati”, por krijuesit e pasurisë dinë ta njohin atë moment dhe të bëjnë diçka më shumë. Dhe për ta bërë këtë duhet të kenë dy karakteristika.
Së pari, aftësi për të shitur. Zitelmann thotë se intervistat e tij, ndryshe nga hulumtimi i mëparshëm i pasurisë, zbulojnë një grup të përbashkët të aftësive të shitjes. Shitja e ideve është aq e rëndësishme. Ai citon menaxherin e Madonnës për këtë: “Të ardhurat e saj të larta nuk ishin produkt i ndonjë talenti të veçantë muzikor, as rezultat i fatit ose rastësisë; ata ishin produkt i një aftësie të jashtëzakonshme për të pozicionuar dhe promovuar veten”.
Së dyti, një aftësi për t’u marrë me pengesat. “Shumica e njerëzve fajësojnë të tjerët nëse kanë rezultat të keq; njerëzit e pasur fajësojnë veten e tyre”, shkruan Financial Times, raporton pozitivi.org. Kjo i shtyn ata të punojnë më shumë. Por askush nuk e thotë më mirë se aktori Patrick Duffy: “Fati i mirë u ndodh njerëzve që punojnë shumë për të”.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
