Lajme të fundit/ Ish-komisari i vrarë Artan Cuku shpallet “qytetar nderi”
11/04/2022 Shpërndaje

Lajme të fundit/ Ish-komisari i vrarë Artan Cuku shpallet “qytetar nderi”

Policët çdo ditë vënë jetën e tyre në rrezik teksa përballen me krimin. Ish-komisari i vrarë i policisë së Shtetit, Artan Cuku është shpallur “qytetar nderi”. Pallati i Kulturës së Bashkisë së Kamzës, tashmë do të mbajë emrin e dëshmorit Artan Cuku, i vrarë në 2017 në hyrje të pallatit ku ai banonte.

Gjatë ceremonisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano foli për sakrificat e policëve në këtë profesion.

Artan Cuku ka mbajtur disa poste të rëndësishme ne Policinë e Shtetit. Për vrasjen e tij u arrestua Mikel Shallari. Ai u dënua me 10 vite burg dhe iu dha statusi i dëshmitarit të mbrojtur, pasi pranoi të rrëfejë emrin e Bledar Jambellit personi që e pagoi për vrasjen e Cukut.

Sipas hetuesve, Jambelli u hakmor për një arrestim që Cuku i bëri në qytetin e Fierit si vrasës me pagesë në dhjetor të vitit 2012.

“Çdokush është i vetëdijshëm se punonjësi i Policisë sakrifikon shumë nga vetja dhe familja e tij për të mirën e shoqërisë dhe të vendit, madje në jo pak raste rrezikon deri edhe vetveten për të mbrojtur qytetarët, rendin dhe ligjin.

Ndaj, kurrsesi s’duhet t’i harrojmë këto sakrifica të mijëra burrave e grave, djemve e vajzave të përkushtuar të Policisë së Shtetit”.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.