Mësuesja që shpërndante mirënjohjen e dashurisë!
Ilir Kadia gazetar i BBC, për festën e 7 marsit ka vendosur të përcjellë një histori të veçantë, të mësueses, e cila mirënjohjen e dashurisë që nxënësit kishin për të s’e mbante për vete por e shpërndante me të gjithë lagjen.
“Mësuese Vjollca! Për vite e vite më rradhë, vazo jonë e kristaltë, në çdo 7 mars mbushej me lule shumë të bukura! As unë as Nini nuk jemi mësues, por i sillte Vjollca! Ajo ishte mësuese! Në çdo ditë të vitit, kur ajo kthehej nga shkolla, fëmijët e lagjes, që ishin apo e kishin patur mësuese, e rrethonin e i shfaqnin dashuri. Vjollca ish pranverë gjithë vitin me fëmijët! Në 7 mars ajo duhet të kish katër krahë për të sjellë në shtëpi tufat e luleve.
Mirëpo Vjollca e shpërndante mirënjohjen e dashurisë, nuk e mbante për vete! Ninin e desh si motër! Ndaj vazo jonë e kristaltë kish lule çdo 7 mars. Se ne kishim motër një mësuese! Mësuese Vjollcën që sot lulet nxënësit ja çuan mbi mermerin e bardhë… E vazo jonë e kritaltë mbeti bosh!”, shkruan Kadia.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
