Lajm i fundit/ Betohen 19 të huaj, marrin shtetësinë shqiptare
Me në sfond himnin e flamurit, janë betuar sot 19 shtetas të huaj të cilë kanë marrë nënshtetësinë shqiptare.
Ata u betuan përpara kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë ceremonisë së betimit, Veliaj tha se marrja e pasaportës është edhe një mundësi për të kontribuar në mbarëvajtjen e shoqërisë.
Duke iu referuar dhe ngjarjeve në Ukrainë, Veliaj nënvizoi se në momente të vështira, qytetarët duhet të jenë të gjithë bashkë, duke lënë pas diferencat dhe axhendat e tyre politike.
Pas leximit të formulës, 19 shtetasit nga Kosova, Italia, Franca, Australia, Serbia, Greqia etj., nënshkruan edhe aktin e betimit.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
