Ky është grupi i ri muzikor që po “lulëzon” në Durrës
31/10/2017 Shpërndaje

Ky është grupi i ri muzikor që po “lulëzon” në Durrës

Ky është grupi që po lulëzon në Durrës…

Jemi në shekullin e 21 por ende egzistojnë paragjykime. Duket se Shqipëria çdo ditë që vjen po thyen pak nga pak barrierat në shumë fusha. Këngëtarja 17 vjeçare, Enxhi Ngota së bashku me grupin e saj flë punës ia kanë dalë mbanë të këndojnë në zona të ndryshme të Durrësit live, në netët e vona, shkruan pozitivi.org. Enxhi është e re në tregun muzikor dhe më së shumti këndon “live” me grupin, në lokale të ndryshme apo  festa, kryesisht në qytetin ku ajo jeton, në Durrës.

17 vjeçarja rrëfen për Pozitivin se aktualisht është në klasë të 12 në Liceun Artistik Jan Kukuzeli. Me origjinë nga Peshkopia por prej 20 vitesh jeton në Durrës pasi prindërit u shpërngulën pasi kishin biznes në këtë vend. Talentin për muzikë ia ka zbuluar mësuesja e fillores, e më pas në talent showt për fëmijë ku ka marrë pjesë.

Së bashku me grupin që përbëhet nga dy vokalistë, një pianist dhe një kitarist,  kanë arritur të rëmbejnë zemrat e durrsakëve. “Publiku gjithmonë na ngroh me duartrokitjet dhe brohoritjet e shumta në formë mirëseardhje dhe falenderimi. Kjo na motivon të ecim përpara, është një entuziazëm që të mban gjallë! Ndjenjë e papërshkrueshme ajo që merr nga dëgjuesit”, tha ndër të tjera Enxhi për Pozitivin.

Enxhi Ngota tregon për Pozitivin fillimet e saj:

Si e ke nisur rrugëtimin tënd në muzikë, kur zbulove që ke pasion?

Talentin tim në fakt e zbuloi mësuesja e fillores, në klasë të parë në një nga koncertet e shumta që bënim në shkollë. Më pas prindërit e mi vendosën të më dërgonin tek një profesionist muzikant për një përgjigje më të vendosur dhe ai ishte i ndjeri, kompozitori i mirënjohur Dorian Nini ai që më dha motivimin dhe pohimin e dhuntisë dhe talentit që unë kam. Kam qenë pjesëmarrëse në shumë evente, festivale dhe konkurse muzikore që në moshë të vogël. Mund të përmend Thë Voice Kids of Albania ku mora pergjigje pozitive nga tre trajnerët dhe arrita deri në gjysmëfinalen e konkursit.

Ku këndon zakonisht dhe cilat janë planet që ke?

Këndoj në ambiente te ndryshme pasi kam dhe grupin tim me të cilin këndojmë live në bar lounge-t më të fundit dhe të njohura në Durrës dhe së shpejti synojmë të shfaqemi dhe në ambientet e Tiranës dhe qytete të ndryshme. Grupi përbëhet nga dy vokalistë, një pianist dhe një kitarist. Publiku gjithmonë na ngroh me duartrokitjet dhe brohoritjet e shumta në formë mirëseardhje dhe falenderimi. Kjo na motivon të ecim përpara, është një entuziazëm që të mban gjallë! Ndjenjë e papërshkrueshme ajo që merr nga dëgjuesit.

Momentalisht merrem me covers dhe synoj të hap një kanal timin në YouTube së shpejti. Të jemi realistë, konkurenca sa vjen e rritet cdo ditë. Di të them se asgjë nuk është e pamundur, nëse ke bazën (talentin) dhe e zhvillon atë duke punuar fort gjithmonë e merr atë që do.

Jam ndjerë dhe akoma ndihem e inspiruar nga Beyonce, Jessie J dhe Alicia Keys. Secila unike në natyrat e tyre. Dhe gjithashtu vlerat, teknikat vokale, vetëbesimi dhe potenca që kanë si vokale dhe si individë janë tipare të pakrahasueshme dhe të lindura të cilat unë, si një artiste e re i vlerësoj jashtë mase shumë.

 

 

 

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.