Mbi 12 milonë lekë libra shkojnë për bibliotekën lëvizëse të Lezhës
21/12/2017 Shpërndaje

Mbi 12 milonë lekë libra shkojnë për bibliotekën lëvizëse të Lezhës

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea bën me dije se biblioteka publike në qytetin e Lezhës është pasuruar me libra falë kontributit të tij dhe Saimir Manes. Edukimi përmes kulturës është një projekt që ka sjellë një dimension të ri në jetën e shumë nxënësve në shkollat rurale dhe urbane ne qarkun e Lezhës.

Biblioteka e Lezhës është bërë dhe e lëvizshme falë një automjeti të përshtatur si librari, që çon tekstet më afër nxënësve në zonat rurale. Ky projekt i prezantuar nga Bashkia Lezhë për bibliotekën e lëvizshme u fitua nga një konkurs kombëtar. Këto libra janë në dispozicion të nxënësve të 28 shkollave në zonat rurale të Lezhës, shkruan Pozitivi. Biblioteka e lëvizshme tashmë është në çdo kohë pranë lexuesve në zonat rurale të cilët e kanë të pamundur që të frekuentojë bibliotekën e qytetit.

Drejtoresha e biblioktekës publike në qytetin e Lezhës Suela Bala ka bërë një kërkesë kur ishte e ftuar para disa kohësh në emsionin “Ka një mesazh për ty”, tek “E Diela Shqiptare”, shkruan Pozitivi. Ajo kërkoi që të mblidheshin nga Ministria e Kulturës dhe jo vetëm, libra për t’i shpërndarë në disa shkolla që e kanë të nevojshme, me anë të bibliotekës lëvizëse në Lezhë. Mbi 12 milonë lekë libra sipas Gjebresë do të shkojnë për bibliotekën e Lezhës të cilët janë po ashtu edhe pjesë e“biliotekës lëvizëse”.

Edukimi përmes leximit duket se po zhvillohet çdo ditë dhe më shumë edhe në zonat periferike. Libri ushqen mendjen. Të ushqesh mendjen do të thotë të zhvillosh shoqërinë në mënyrën më të mirë të mundshme.  “Mbi 12 milonë lekë libra! Samir Mane i blen dhe i dhuron libra bibliotekës së Lezhës. Ja ku e plotësuam kërkesën e Drejtoreshës Suela Bala, e cila erdhi në #kanjëmesazhpërty dhe kërkoi libra për fëmijët kryesisht dhe lexuesit e zellshëm të Lezhës dhe fshatrave përreth.  Suela na nisi titujt dhe Samiri ja bleu të gjitha! Ne mbajtëm një tjetër premtim!”, shkruan Ardit Gjebrea në një postim.

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.